Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka prishur rreth 30 ndërtesa në kryeqytet.
Aksioni i INUK është zhvilluar në zonën e njohur si “Selita e Vogël”, e cila është pjesë e segmentit të Unazës së Madhe.
Pjesa më e madhe e ndërtesave të prishura janë të shpronësuara.
Forcat e INUK nuk kanë pasur asnjë problem me pronarët e ndërtesave, përkundrazi ata kishin filluar t’i prishin vetë banesat e tyre.















