Por, siç shkruan më tutje bz.de, ngjarja bëhet shumë më komplekse dhe e paqartë kur gjithë kësaj i shtohet pandehma se njëri nga tre sulmuesit, Iliri, ishte në fakt dashnori i nënës së Shkurtes.
Dhe, për ta pasur afër, ajo ka dashur ta lidhte të bijën me të dashurin e vet formalisht, gjegjësisht t`i martonte ata!
Por, e bija as që donte të dinte për këtë martesë. Shkurtja e dashuronte një “kushëri” të familjes, (siç e përshkruan gazeta). Nga ana tjetër, vëllai i vajzës së re së bashku me dy shqiptarë tjerë (Besforti dhe Besniku, ky i fundit nga Maqedonia) nuk duan të lejojnë “t`u shkojë fytyra” dhe e bëjnë sulmin kundër kushëririt. Për më tepër, vëllai i saj, Besforti, ia kishte premtuar motrën e tij Ilirit.
Sidoqoftë, diçka do të ketë shkuar keq në intrigën e thurur nga nëna dhe ngjarja kishte marrë përfundimin tragjik, për të cilin, para trupit gjykues po përgjigjen tre persona. Nisur nga pesha e rëndë e krimit, ata mund të marrin dënime të rënda deri edhe dënim me burg të përjetshëm. Ata akuzohen se kanë vepruar në formë grupore duke provuar ta vrasin në mënyrë mizore një person për motive të dobëta. Procesi vazhdon më 14 shkurt./albinfo.ch






















