• Latest
  • Trending
  • All

INTERVISTA/ Rrëfehet Gylen: Erdoganin e ka helmuar pushteti

30/07/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 13 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

INTERVISTA/ Rrëfehet Gylen: Erdoganin e ka helmuar pushteti

30/07/2016
in Aktualitet

Shtatëdhjetëepesëvjeçari Gylen mohon çdo përgjegjësi dhe, në një intervistë të tij të dytë për një gazetë italiane, ai shprehet i sigurt se Shtetet e Bashkuara nuk do të veprojnë sipas dëshirave të Ankarasë, por sipas legjislacionit dhe institucionet në fuqi të tyre.

Fethullah Gulen Gyleni jeton atje që prej vitit 1999 në një azil të vetëimponuar, nën malet Pocono të Pensilvanisë rurale, mes zonash pyjore dhe fushash me vilëza të ngritura nëpër to, vetëm dy orë larg me makinë nga Nju Jorku.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Mbërrijmë në kompleksin ku ai jeton dhe aty gjenden diku te nëntë vilëza, ku jetojnë nxënësit e tij dhe pjesëtarë të lëvizjes “Hizmet”. Hyrja e lirë në këtë territor është e ndaluar dhe ruhet nga një trupë e vogël e armatosur sigurimi, si dhe nga kamerat.

Komuniteti që jeton përreth e kthen këtë herë pas here objekt të bisedave të tyre, duke qenë se bëhet fjalë për një territor që nuk është i hapur për të gjithë, madje herë­herë ata i qasen edhe me shumë dyshim. Kurse të tjerë, si Hoëard Beers­i, i cili ka punuar për shumë vite si riparues brenda ambienteve të kompleksit, kanë mendime krejt të ndryshme, madje ai shprehet se ka marrë pjesë shumë herë nëpër darkat e iftarit që janë organizuar me rastin e muajit të Ramazanit.

Edhe pse vuan nga probleme të rënda shëndetësore, si diabeti dhe tensioni i lartë, pranoi me kënaqësi që t’u përgjigjej pyetjeve tona.

Jeni i shqetësuar se mos Shtetet e Bashkuara e pranojnë kërkesën e palës turke për ekstradimin tuaj? Mendoni se zgjedhjet në SHBA­të mund të kenë ndonjë ndikim në këtë vendim? Në një rast të tillë, a do të përpiqeshit për të kërkuar azil prej ndonjë vendi tjetër?

Deri më tani Shtetet e Bashkuara nuk kanë konfirmuar që të kenë marrë ndonjë kërkesë zyrtare nga ana e qeverisë turke për ekstradimin tim. Wshtë më se e dukshme që bëhet fjalë thjesht për një kërkesë politike të motivuar dhe unë jam i sigurt që faktet do të dalin një ditë në dritë dhe do të na e tregojnë se si është e vërteta. E kam dënuar shumë herë deri tani grushtin e shtetit dhe e kam refuzuar preras çdo akuzë të hedhur për gjoja përfshirjen time. Autoritetet qeveritare të Shteteve të Bashkuara e kanë shprehur fare qartë se do të ndjekin procedurat ligjore, duke respektuar ligjet dhe të drejtat që rrjedhin prej tyre. Nuk ndihem aspak i shqetësuar dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj me autoritetet amerikane për ndjekjen e procedurave ligjore.

Ju dhe Erdogani keni qenë aleatë dikur. Çfarë ju shtyu që t’i besonit? Ndiheni i penduar që e keni bërë një gjë të tillë?

Në fushatën elektorale të vitit 2002, partia e Erdoganit premtonte se do ta çonte edhe më tej procesin e integrimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, do të mbronte të drejtat dhe liritë e njeriut, duke i dhënë fund diskriminimit të qytetarëve turq për shkak të botëkuptimit të tyre apo përkatësisë në grupime shoqërore të cilësuara si non grata. Asnjë parti tjetër nuk premtonte reforma demokratike sa ajo e Erdoganit. Në mandatin e tyre të parë, Erdogani vuri në zbatim me të vërtetë një varg reformash demokratike, për të cilat pati marrë edhe mjaft vlerësime nga ana e liderëve të vendeve evropiane. Mirëpo, më duket se duke qëndruar në pushtet për një kohë tejet të gjatë, presidenti Erdogan dhe partia e tij u helmuan nga helmi i pushtetit. Nuk ndiej as pendesën më të vogël pse kam mbështetur reforma demokratike për vendin tim. Unë do të kisha vepruar po njësoj, duke e mbështetur, nëse do të bëhej fjalë për ndonjë parti tjetër për ta promovuar. Por nga ajo që shoh tani, më mbrapa, po kuptoj se u kam besuar më tepër se ç’duhej. Ndihem i penduar që kam besuar se kanë qenë të sinqertë në premtimet që zotoheshin se do t’i realizonin.

Ju keni miliona ndjekës. A nuk ekziston mundësia që ndokush prej tyre, qoftë edhe pa aprovimin apo dijenin tuaj, të ketë orkestruar grushtin e shtetit në Turqi?

Qëndrimi im, shkrimet, ligjëratat dhe idetë e mia janë publike dhe të qarta. Unë kam qenë viktimë e të gjitha grushteve të shtetit në vendin tim, përgjatë gjithë jetës sime; kam vuajtur shumë nga të gjitha regjimet e vendosura prej ushtrisë dhe e kam kritikuar ashpër çdo ndërhyrje të ushtrisë në çështjet e politikës së vendit. Nëse ekziston vërtet ndokush që është përfshirë në këtë përpjekje për grusht shteti, i cili ka lexuar librat e mi, ka dëgjuar ligjëratat e mia, apo e ndien veten simpatizues të ideve të mia, e them hapur se ata kanë tradhtuar vlerat e mia themelore me këtë.

Cila është e ardhmja e lëvizjes “Hizmet” dhe sa e rëndësishme është prania juaj në Amerikë?

Gjuetia e shtrigave e Erdoganit ka pësuar një rritje të ndjeshme veçanërisht pas globalizimit të lëvizjes “Hizmet”. Që kur ai i mbylli dyert organizimit të festivaleve të gjuhës dhe kulturës, ka pasur shumë vende të tjera që i kanë mirëpritur. Ambasadorët e Turqisë nëpër botë u kanë kërkuar qeverive përkatëse të vendeve ku ndodhen që t’i mbyllin shkollat e themeluara prej ndjekësve të Lëvizjes “Hizmet”, mirëpo asnjë prej këtyre vendeve nuk i ka pranuar këto kërkesa. Shtetet e Bashkuara është një ndër vendet kryesore që i ka hapur portat për pjesëtarët e kësaj lëvizjeje. Edhe vendi juaj, Italia, ka mirëpritur shumë syresh. Në fakt, kur jam takuar me papa Gjon Palin II në vitin 1998 dhe shkëmbyem idetë tonë se si mund ta përdornim fenë si një instrument pozitiv për të promovuar paqen nëpër botë. Me sa kuptoj nga shtypi dhe papa aktual ka bërë një sërë përpjekjesh jetike për të përdorur empatinë dhe respektin e ndërsjellë mes qytetarëve të botës.

Erdogani ka folur rreth mundësisë për të riaprovuar dënimin me vdekje për të ndëshkuar tradhtarët. Federica Mogherini, përfaqësuesja më e lartë e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, është shprehur se në rast të diçkaje të këtillë as që do të bëhej dot më fjalë për integrim të Turqisë në BE. Për mendimin tuaj, çfarë mund të bëjë Bashkimi Evropian për Turqinë? Dhe për ju, z. Gylen?

E kam vlerësuar dhe mbështetur gjithnjë prirjen e Ankarasë për t’u integruar në Bashkimin Evropian, e cila ka përbërë politikën kryesore e shtetit për dekada me radhë. Për mendimin tim, unë besoj se të qenët pjesë e Bashkimit Evropian është mundësia dhe garancia më e mirë që Turqia do të mbetet demokratike dhe se do të ruhen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Nëse Turqia do të bëhej një vend anëtar, kjo do t’i ndihmonte tejmase edhe grupet e persekutuara në vend, duke u siguruar atyre se Erdogani do t’i respektonte traktatet e nënshkruara dhe marrëveshjet e arritura. Vendet e Bashkimit Evropian janë partnerët kryesorë tregtarë të Turqisë. Sistemi financiar turk është i integruar me sistemin evropian

Post Views: 53
Tags: Cristiano Ronaldo,tattoos, blood donation, interviews, charity,tatuazhe,dhurimi i gjakut,intervista,bamiresi,
Previous Post

VIDEO/ Tiranë, kapet ‘krimineli’ i ditës

Next Post

VIDEO/ Skandaloze! Shqiptarët mbajnë radhë për të paguar

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

VIDEO/ Skandaloze! Shqiptarët mbajnë radhë për të paguar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.