“Nuk ka rëndësi ç’ngjyrë ka autokracia, blu apo e kuqe. Ajo të çon në një rrugë pa krye dhe nuk duhet toleruar”. Ben Blushi zgjedh këto fjalë për të përshkruar rrugën në të cilën po ecën Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës. Një drejtim me vendime pa pyetur forumet, pa u konsultuar dhe me trajtimin e statutit si plastelinë të cilës mund t’i japë formën që dëshiron në lojërat e tij “për pushtet të pakufizuar”. Në intervistën me Ylli Rakipin, në emisionin “Të paekspozuarit”, Blushi thotë se Edi Rama po e drejton partinë me mënyra të vjetra, që i përkasin shekullit të kaluar. Kjo, jo vetëm për arsye se po mbizotëron autokracia, por edhe sepse ai është një politikan i vjetër, prej 18 vjetësh në pushtet, thuajse po aq sa Sali Berisha dhe nuk ka më çfarë t’u ofrojë njerëzve.
Rakipi: Sot Rama cakton Ministrat, pa u kosultuar me askënd, vendos datën e Kongresit, shkel statutin, Kushtetutën e shkel, çfarë është kjo? Se ne flasim për krimin, rekordet kriminale, gjithë kjo vijë është diktatoriale.
Blushi: Kjo është nevoja për pushtet të pakufizuar, lind me njeriun, çdo njeri nga natyra është agresiv, po për çfarë arsye bota, fetë kanë ndërtuar institucionet, ligjet dhe ndëshkimet kur cënon lirinë. Ku kanë shkuar vendet me pushtet të pakontrollur, kemi vuajtur 50 vjet edhe kur të tjerët nuk po vuanin më. Ne vuajtëm në vitin 1997, Çekia, Polonia, Hungaria, nuk shkuan në luftë civile, në rrënim, nuk shkuan në autokraci, në burgosje, në falimet, dhe si detyruan shtetet të sillnin helmetat blu që të mbanin rendin mes nesh. E dini pse nuk shkuan, se ndërtuan shoqëri që kufizojnë lirinë. Dua ti them socialistëve është alibike që disa gjëra mund të jenë të drejta, të tepruara, por sepse këto i bën partia duhet t’i toleroj, nuk ka rëndësi nëse autokracia është blu apo e kuqe, na çon në një rrugë pa krye. Që drejtohet nga një njeri apo grup njerëzish, nuk e pranoj.
Rakipi: Kjo është një praktikë bolshevike? Atë që bënte Hoxha.
Blushi: Nuk dua të jem cinik për hir të së vërtetës, Edi Rama mënyrën si po qeveris sot PS për Shqipërinë është shumë i vjetër, se këto që po ndodhin nga shteti në parti i takojnë shekullit të kaluar dhe Edi Rama ka 18 vjet në pushtet, nuk është më një politikan i ri, është më i vjetri pas Saliut, është kategori tjetër ai, është më i vjetri. Dhe ça presim nga një njeri që ka 18 vjet që i ka pasur të gjitha pushtetet, ça presin shqiptarët nga një njeri që drejton prej 18 vjetësh, nuk po flas vetëm për PS, modeli i PS është shumë i vjetër, është modeli që drejton Shqipërin ë, të duket inovatore reformatore, evolucionere, moderne, kjo mënyrë është shumë e vjetër.
Rakipi: Është kritika juaj, ndërkohë duhet të kalojmë në një pjesë tjetër të rëndësishme, të gjitha këto janë shumë të vërteta. Njerëzve ju intereson çpo ndodh me qeverisjen, shkelja është themelore, por çfarë po ndodh?
Blushi: Sa i vjetër është Rama, dikush thotë e ka personale. Unë nuk fyhem por habitem, karvani ecën përpara qentë le të lehin, ata që thonë që s’po respektohet ligji i partisë janë qen, por karvani i ecën përpara, e kujt është? Është i Enver Hoxhës, unë e përdor për t’u tallur, ai e citon se e beson. Në çfarë beson?Që unë jam armik, i cili po pengoj karvanin e sukseseve të Edi Ramës të bëjë përpara. Ka shkëlqim drejtësia, ka ulje çmimesh, ulje taksash, rritje pagash? I ka? Jo nuk i ka.
Blushi e përforcon qëndrimin e tij për drejtimin autokrat të partisë edhe me ngjarjen e pak ditëve më parë në Elbasan.
Blushi: Edhe më trishtueshme, shkova në Elbasan, dolën njerëz që kam bërë fushata me ta, ju e patë që s’kam asnjë gjë personale. Më thanë më gjej punë, duke e ditur që s’kam mundësi. 30 min pas meje shkoi Edi Rama, po mirë po atij nu i thanë atij pse nuk më gjete punë. Pse nuk i bërtitën Ramës? Temperaturën që morëm nga konflikti me mua t’ja përcillnin Edi Ramës. Blushi e ka gabim na pengon karvanin, a ka mundësi të na gjesh një punë. Jam deputet, isha në vendin tim. Kanë frikë t’i kërkojnë këtij njeriu se i heq edhe atë që e kanë, nuk mund ti penalizojë, kurse Edi Rama nëse i dalin edhe i thonë, i thotë edhe punën e premtuar, ndaj ajo shfaqe atë ditë aty është spektakolare, çfarë terrori ka në PS, nuk i ankohen atij që ka në dorë, më vjen keq për miqtë në Elbasan.
Për Blushin Rama po gënjën kur thotë se po ndjek politika të mira që do të çojnë në rritjen e punësimit. Ai ironizon deklaratat e Ramës se vende pune ka, por shqiptarët nuk janë të aftë dhe pyet:” si mund të ketë vende pune nëse nuk ka prodhim?
Rakipi: Zoti.Rama vazhdimisht deklaron se qeveria po ndjek politika të mira në drejtim të punësimit.
Blushi: Është e pavërtetë, edhe unë kam bërë kompromiset e mia në jetë, e kam rregulluar gjuhën, jam përpjekur të mos gënjej, por në emër të partisë nuk gënjej më. Kjo është një nga gjërat e pavërteta, s’kemi hapur vende pune, ekonomia është tkurrur, eksportet kanë rënë, importet kanë rënë, në dogana mblidhen më pak lekë se hynë më pak mall, njerëzit blejnë më pak, emigracioni po rritet, malli që esportojmë është material njerëzor, ne importojmë material njerëzor, ne çojmë fuqi punëtore, këta emigrojnë. Kemi pasur debat në Komision, shifrat janë të paqarta, që kemi hapur 120 mijë vende pune, edhe Instituti i Statistikave të qeverisë thotë 80 mijë, janë zbardhje, nëse më parë ka punuar në të zezë, firma e ka deklaruar. Bëni një xhiro në zyrat e punës, i kam dhënë trajta cinike, sarkazme. Pretendon qeveria ka hapur aq shumë vende pune sa njerëzit nuk duan të punojnë, që qeveria të thotë po ju japim punë po jeni dembelë, po ju japim mundësi mekanik, portier, roje, policë po shqitparët nuk duan të punojnë, shqiptarët nëse marrin një punë nuk do të emigronin. S’mund të ketë vende pune nëse nuk ka prodhim, vendet e punës krijohen nga biznesi privat, ça prodhojmë ne?
Blushi thotë se nuk do të krijojë parti të re dhe do të qëndrojë në PS derisa ajo të futët në rrugën e së drejtës. Por thekson se nëse nuk do të zhvillohen zgjedhje në PS, mandati i kryetarit do të jetë i grabitur.
Rakipi: A do të krijoni një forcë politike
Blushi: S’kam arsye. Mund të mbetet e majtë mund ti shërbejë pak më shumë, si medon se është më e lehtë të bësh karrierë, duke bërë siç bëj unë, apo të kundërtën, nëse do të bësh karrierë. Duhet të sillesh si ai që vjen pas meje, duhet të thuash gjithçka që nuk beson. Po të zgidhje këtë rrugë ishte më e thjeshtë, pavarësisht se jam pesimit. Nuk dua të mendoj që do të shkojë në këtë derexhe. Edi Rama duhet të firmosë konkurrencën.
Rakipi: Çfarë ndodh se nëse nuk zhvillohen zgjedhjet?
Blushi: Do të jetë një madat i grabitur, do qëndroj në këtë parti derisa të shpresoj që do të futet në rrugën e së drejtës. Po flet me një deputet që në 91 ka qenë 20 vjet, lëkura ime është e regjur të bashkëjetojë me padejtësi për ta kthyer në rrugën e së drejtës. Unë sjam robot, futem në prizë, jam qenie njerëzore. Do të jetojë me padrejtësi derisa ajo të humbë.
Në këtë intervistë Blushi komentoi edhe qeverisjen PS – LSI, si një koalicion që funksionon në mënyrë mekanike vetëm për të ndarë vende pune.
Blushi: Ky është një koalicion që ndan vende pune. Ky koalicion mekanik ka funksionuar në kuotimin mekanik në kuptimin e reformimit të Shqipërisë nuk besoj se ka reformuar të dy partitë nuk po frymëzojnë njëra tjetrën për parti reformatore. Është për të ndarë vende pune të policisë, spitali kjo ka ndodhur për fat të keq në kurriz të partisë më të madhe. Po, e mbaj koalicionin por e funksionalizoj.















