Grupi i pavarur i mendimit, Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI) ka vlerësuar në analizën e saj të fundit se Kosova përballet me probleme e sfida të rëndësishme të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik.
Gjithashtu vlerëson se në rrugën e integrimit evropian duhet ta çajë “murin” edhe pas nënshkrimit eventual të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.
“Problemet socio-ekonomike të Kosovës janë të mëdha”, vlerësohet në analizën e ESI-t. “Në shumë fusha mungojnë politikat e qarta qeveritare”.
Perspektiva evropiane “pothuajse e pakapshme”. Studiuesit e ESI-t janë marrë edhe me mënyrën e funksionimit të strukturës familjare dhe shoqërore në Kosovë. Hapësirë e madhe u është kushtuar zhvillimeve politike në raport me Serbinë, si dhe me procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian pas marrëveshjes.















