Por këtu ndërhyn Prevalla dhe përpiqet që ta parandaloj rrëzimin e avionit, por nuk ia doli. Aeroplani u përplas në East Hartford, Connecticut, ku studenti jordanez mbeti i vdekur, ndërkaq Prevalla shpëtoi me lëndime.
Raportimet e para ishin për një sulm terrorist, por sipas Policisë, rrëzimi i aeroplanit ka të bëj me vetëvrasje.
Por kush është Arian Prevalla. Në faqen zyrtare të American Flight Academy ai prezantohet me prejardhje nga Shqipëria. Si një biznesmen dhe me përvojë në fushën e aviacionit, ai kishte themeluar akademinë në vitin 2006. Ai thotë se kompania filloi me vetëm një aeroplan, ndërkaq tash po zgjerohet. Në korrik të këtij viti, Prevalla tregon se akademia me të njëjtin emër është hapur edhe në Hartford, pikërisht këtu ku ndodhi rrëzimi i aeroplanit.
Ndërkaq, në profilin e tij, Prevalla përveç shumë fotografive me studentët e tij gjatë fluturimeve, ai ka edhe një foto me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.
“Miqtë në vende të larta” e ka përshkruar këtë fotografi Prevalla.























