• Latest
  • Trending
  • All

Injorimi i shoqërisë dhe të vërtetave si model qeverisës

05/01/2021

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 29 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Injorimi i shoqërisë dhe të vërtetave si model qeverisës

05/01/2021
in Aktualitet

AGIM BAÇI

Rod Phillips, 55 vjeç, ministër i Thesarit në Ontario të Kanadasë, dha dorëheqjen dy ditë më parë nga posti i tij pasi, teksa ishte me pushime, kishte lënë të publikoheshin disa video që e paraqiste duke punuar apo duke iu drejtuar bashkëqytetarëve që të kishin kujdes gjatë pandemisë.  Imagjinoni se sa pak zyrtarë shqiptarë, duke nisur që nga kryeministri, ministra apo kryebashkiakë, do të mbeteshin ende në zyrat e tyre nëse do të kishim një standard të tillë vlerësimi moral të sjelljes së pushtetarëve, si në rastin e zyrtarit kanadez. Shumëkujt mund t’i kujtohet kur disa kohë më parë kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, u paraqit përmes provave të dokumetuara se kishte kaluar më shumë se gjysmën e muajit jashtë vendit, ndërsa në të njëjtën kohë shfaqej në TV-të e ndryshme duke prerë shirita apo duke promovuar punët që xhiron me “televizionin e tij bashkiak”. Ai madje nuk u shqetësua as kur u publikuan edhe gënjeshtrat lidhur me ato që ai i shfaqte “çmime ndërkombëtare”, të cilat vetëm ai dhe stafi i tij mund t’i quante të tilla. Në fakt ai e kish kaluar këtë “kufi turpi” që në fillim të pjesmarrjes së tij në qeverisje kur deklaroi se dasmën në Kalanë e Gjirokastrës e pagoi me pensionin e mamasë – një gënjeshtër pra një dhe tallje e hapur për këdo që kishte “dy pare mend”. Ndërkohë, as nuk mund të merret me mend, në një vend normal, mbrojtja që kryeministri Rama i bëri ish-kryebashkiakut të Kavajës, Rroshi, apo edhe shumë të tjerëve që ikën nga parlamenti apo bashkitë për shkak të ligjit për dekriminalizimin – pra me të shkuar kriminale apo të lidhur me krimin. Por këto duken shaka për një kryeministër që ngulmon për të festuar hapjen e negociatave me BE-në edhe pse nuk kishte asnjë ftesë në horizont. Madje më keq – do të kishim zgjerim të listës së kushteve që duhej të plotësonim. Por, me këmbëngulje, kryeministri ynë vijoi herë të deklaronte se “ftesa ishte marrë”, herë të akuzonte kundërshtarët politikë se u ishin imponuar europianëve për të na bllokuar.  Imagjinoni më pas edhe udhëtimet e pajustifikuara të ministrit Ahmetaj që as me para personale, as me para qeveritare nuk arrin askush t’i justifikojë, apo edhe skandale të tjera publike të zyrtarëve, por të mohuara gjithnjë me këmbëngulje nga kryeministri Rama.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Por a janë të rastësishme këto gënjeshtra kaq haptazi? Siguria në komunikim për të mbrojtur gënjeshtrat, edhe pasi këto janë faktuar, tregon se përdoruesit e saj e konsiderojnë të vërtetën si një nocion psikologjik, jo teorik, e aq më pak praktik. Për to pra e rëndësishme është sa bindës i nxjerr ekrani kur kundërshtojnë faktet e dala në publik, ose kur sajojnë të reja, dhe jo sa të vërteta janë ato që thonë mediat dhe që prek vetë publiku. Një gënjeshtër kaq e trashë, në fakt, nuk është edhe kaq e thjeshtë për t’u shpjeguar, nëse nuk arrijmë të kuptojmë më parë se ku mbështetet siguria e tyre. Sipas njërit prej sociologëve të komunikimit, Jean Baudrillard, një siguri e tillë mbështetet tek ideja e disa politikanëve se masat shoqërore janë pasive dhe se shpesh nuk arrijnë ta kuptojnë manipulimin e së vërtetës. “Politikanët që mendojnë se turma është e verbër, pa interes, besojnë më pas se vullneti i tyre është ligj, ndërkohë që sondazhet, apo komunikimin mediatik, e kanë për të krijuar një model, një simulim, e jo për të shpjeguar të vërtetat”, shprehet Baudrillard në librin e tij “Nën hijen e shumicave të heshtura”.  Për Ramën e Veliajn, të cilët kanë kohë që kanë nisur fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit të këtij viti, strategjia mund të shkojë drejt ngritjes së “uzinës së ëndrrave” për shkak se ata besojnë fort te “apatia e masave”. Për to ka rëndësi të fabrikojnë idenë e një shumice përballë së cilës nuk do të bëjnë dialog, por thjesht do të simulojnë, do të krijojnë një realitet virtual gënjeshtra apo me gjysmë të vërteta. Për zbatimin e kësaj strategjie manipulimi të turmës, Rama nuk bën kurrë dialog politik, por preferon talljen, si një model për të shtuar memecerinë e atyre që ka përballë, më qëllim që askush të mos i kërkojë llogari për ato që ka thënë e që nuk i ka bërë.

Kushdo që ka ndjekur “seancat e talljes”që Rama u bënte bashkëdëgjuesve të tij, në salla apo në fushë të hapur fshatrash, ka të drejtë të besojë se Rama ecën me bindjen se qytetarët janë ca dele të trasha që as nuk kuptojnë, e për më tepër, as nuk dinë të reagojnë kur ndaj jetës së tyre faktohet ndonjë gënjeshtër banale dhe perverse. Por, ajo që është trishtuese është fakti se si Rama ka mundur të kalojë në një memecëri të plotë Partinë Socialiste, e cila kohë më parë krenohej pikërisht me dialogun e brendshëm. (Për të kuptuar nivelin e memecërisë në PS-në e sotme, mjafton të kujtojmë se ministri Blendi Çuçi e mori vesh në një takim, nga ambasadori i BE-së, Soreca, se ishte propozuar për të zëvendësuar Sandër Lleshajn në krye të Ministrisë së Brendshme. Pra Rama refuzon edhe t’i njoftojë edhe formalisht bashkëpunëtorët e tij për një gjë kaq të rëndësishme edhe për vetë personin, e jo më pastaj të japë llogari përpara PS-së!!!!).

Duhet ta pohojmë se vjedhjet apo gënjeshtrat nuk ekzitojnë vetëm për qeveritarët shqiptarë, por ama, kur ndodh që të zbulohen, si në rastin e zyrtarit kanadez, apo edhe shumë raste të njohura në botë, zyrtarët të paktën dorëhiqen apo shkarkohen, dhe nuk i mbron më askush, përveç avokatëve. Ndërsa këtu heshtet, duke treguar rrezikun e madh se vjedhësit dhe gënjeshtarët e pushtetit jo vetëm se nuk janë më të ndëshkueshëm, por janë të admirueshëm dhe model për qeverisjen.

Por heshtja përballë së keqes na bën të gjithëve fajtorë, pasi krijon rrezikun më të madh shoqëror duke dhënë idenë se të jesh i ndershëm është e kotë. Dhe heshtja e vetë socialistëve ndaj “Rilindjes së Ramës” lidhur me gënjeshtrën dhe injorimin e shoqërisë si faktor, i bën ata po aq fajtorë sa praktikuesit e gënjeshtrës. Fundja, ajo që ne mbrojmë përbën edhe thelbin tonë, pasi askush nga ne nuk mund të jetë ndryshe nga ajo që mbron, qoftë edhe duke heshtur.

Post Views: 99
Previous Post

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

Next Post

Le të jemi seriozë!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Le të jemi seriozë!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.