• Latest
  • Trending
  • All

Iniciohet hapja e shkollës shqipe në Landin e Bavarisë, në Gjermani

12/10/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 14 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Iniciohet hapja e shkollës shqipe në Landin e Bavarisë, në Gjermani

12/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Në Konsullatën e Kosovës në Mynih të Gjermanisë një grup intelektualësh dhe veprimtarësh, në përbërje: Mustafë Krasniqi, Fran Tanushin, Fadil Lumi, Deli Balidemaj, Donika Zonja, Hateme Morina dhe nikoqiri Hamdi Reçica, konsull, u mbajt  mbledhja e parë nismëtare për shkollën shqipe në Bavari.

Në këtë takim u diskutua projekt-propozimi i ofruar nga Mustafë Krasniqi, iniciues i këtij projekti, i cili e arsyetoi angazhimin dhe qëllimin e kësaj nisme. Gjatë shqyrtimit të këtij projekti dhe diskutimeve të tyre frytdhënëse, por edhe përkrahjes morale dhe ideore të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Mynih, veçanërisht të konsullit Hamdi Reçica, dhe nga Ministria e Diasporës, përmes Avdyl Lipovecit, doli si rezultat formimi i “Këshillit Nismëtar për Shkollën Shqipe në Bavari”, thuhet në një njoftim të nismëtarëve.

Ky Këshill Nismëtar mori vendimin të merret me përgatitjen e Kuvendit të Shkollës Shqipe në Bavari, kuvend i cili do ta zgjedhë Këshillin e Përgjithshëm të Shkollës Shqipe për Bavari dhe organet e tjera përkatëse. Po ashtu ky Këshill ngarkoi me përgjegjësi Mustafë Krasniqin të merret me përgatitjen e Kuvendit.
“Një grup intelektualësh dhe veprimtarësh shqiptarë shohim si shqetësim të madh gjendjen e mërgatës, ku me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë brezat e rinj më dobët po e flasin gjuhën shqipe, gjë që është duke ndodhur një realitet i hidhur i asimilimit në heshtje”, thuhet në deklaratën e grupit nismëtar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Andaj Këshill Nismëtar ka kërkuar nga institucionet përkatëse, përpos përkrahjes morale dhe asaj ideore, të kenë edhe përgjegjësi kombëtare dhe të ndërmarrin veprime parandaluese sa nuk është bërë vonë.

“Për këtë pjesë të qytetarëve duhet të kenë kujdes dy qeveritë tona, për të mos e pësuar fatin e historisë së asimilimit, kjo dhe për fat të keq po ndodh, sidomos në Bavari ka pësuar një rënie të dukshme mësimi plotësues në gjuhën shqipe. Kjo vërehet sidomos te brezi i dytë, kurse për brezin e tretë asimilimi ka filluar të bëhet realitet”, thuhet më tutje në njoftim.

“Për të mos ardhur deri në atë shkallë tepër shqetësuese për vetë mërgatën shqiptare në veçanti, dhe për kombin shqiptar në përgjithësi, kemi marrë iniciativë që ta ndryshojmë këtë gjendje: që fëmijët dhe të rinjtë t’i shpëtojmë nga harrimi dhe asimilimi, ku krahas gjuhës së vendit, ta mësojnë edhe gjuhën shqipe, kulturën dhe ta ruajnë vetëdijen kombëtare. Në mënyrë që me vendin e tyre të jenë sa më të lidhur nëpërmjet gjuhës së tyre”.

Ky projekt ka për qëllim, për Landin e Bavarisë në Gjermani, që sa më shumë fëmijë e të rinj të përfshihen në shkollën shqipe; kjo nuk mund të arrihet pa e pasur ndihmën e drejtpërdrejtë të institucioneve të dy shteteve tona.

Ky projekt do t’i parashtrohet Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Mynih, Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, Ministrisë së Diasporës, që të bashkëpunojnë në krijimin e një strukture të përbashkët organizative, e cila do të ketë të drejtën për t’u thirrur në hapjen e shkollave, në gjuhën shqipe me mësim plotësues në Bavari.

Këshill Nismëtar ka kërkuar mbështetjen që ta realizojë projektin ideor për shkollën shqipe, po ashtu dhe për përgatitjen për Kuvendin zgjedhor si dhe të gjejë mekanizma dhe mundësi për integrimin e të gjithë atyre që kanë mundësi dhe ide profesionale për ta çuar tutje këtë projekt.

“U bëjmë thirrje për një bashkëpunim të gjitha shkollave, shoqatave, bizneseve e mësueseve ta japin kontributin e tyre dhe të jenë pjesë e këtij projekti, pjesëmarrës në Kuvendin zgjedhor, të cilët mund të kontaktojnë zëdhënësin Mustafë Krasniqi”, thuhet në njoftimin për media.

Post Views: 47
Tags: albanianedi rama
Previous Post

Keqtrajtimi i të arrestuarve në rastin Kumanova, vështirëson raportet Kosovë-Maqedoni

Next Post

Tronditet opinioni serb, në atlasin gjeografik Kosova rezulton shtet (Foto)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Tronditet opinioni serb, në atlasin gjeografik Kosova rezulton shtet (Foto)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.