Kërquki ka qenë shënjestër e një fushate diskreditimi në mediat sociale, e kjo pas transmetimit të dokumentarit “Gjahu në UÇK”, i cili u transmetua më 23 tetor.
“AGK dënoi kërcënimet, ashtu si edhe misioni i OSBE-së në Kosovë. Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka thënë se i dënon kërcënimet dhe thirrjet për dhunë ndaj Kërqukit, ku ka potencuar se liria e shprehjes duhet të mbështetet dhe të respektohet në të gjitha rrethanat”, shkruan “Mapping Media Freedom”.
“U bëj thirrje autoriteteve të sundimit të ligjit për të hetuar këto kërcënime menjëherë dhe për të sjellë autorët para drejtësisë”, ka thënë shefi i OSBE-së në Kosovë.






















