• Latest
  • Trending
  • All

Incidenti me kryeprokurorin Llalla, zbardhet letra e Shkëlqim Hajdarit

11/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Incidenti me kryeprokurorin Llalla, zbardhet letra e Shkëlqim Hajdarit

11/10/2014
in Lajme, Vendi

“GSH” ka zbardhur letrën e plotë që Shkëlqim Hajdari i ka dërguar kryeministrit Rama, presidentit Nishani dhe kreut të Kuvendit Meta, në lidhje me incidentin me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Në letrën në fjalë ai pranon se Llalla e ka goditur në fytyrë.

Letra e plotë:

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit;
Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë ka nisur prej kohësh një bashkëpunim të frytshëm me fondacionin Soros, i cili ka krijuar një bord me specialistët më të mirë të fushës së të drejtës, ku me cilësinë e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve, unë jam zgjedhur anëtar i këtij bordi.

Kryetar i këtij bordi është zoti Kristaq Traja. Bordi ka vendosur dhe me drejtuesit e Unionit të Gjyqtarëve, Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Dhomës Kombëtare të Noterisë, profesorëve dhe studentëve të Fakulteteve të Drejtësisë, si dhe juristë nga spektri i gjerë në dy krahët e politikës.

Qëllimi është që të mblidhet opinioni i të gjithë aktorëve politikë, grupeve të interesit, profesionistëve në fushën e së drejtës, shoqërinë civile etj. Objekti i punës është “Reforma kushtetuese në tërësi në fushën e drejtësisë”. Mbi bazën e marrëveshjes së bërë, shoqata në bashkëpunim me Sorosin, kreu sondazhin konfidencial dhe ne arritëm që rreth 60-70% të trupës së prokurorëve të shprehin këndvështrimin e tyre për këtë reformë të gjerë përfshirë dhe reformimin e prokurorisë.

Në këtë sondazh ne ishim grupi i interesit që kishte përqindjen më të madhe të përfaqësimit. Nga analizat e sondazhit ne ishim grupi i punës së fondacionit në fjalë dhe si kryetar i shoqatës rezultonte se mendimi i prokurorëve të Republikës për reformën në tërësi ishte se ajo duhet të shkonte deri në nivelin e ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për të realizuar pavarësinë e plotë politike, rregullimin e sistemit të karrierës, sigurimin fizik më të mirë të prokurorëve dhe familjarëve të tyre, rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës, si dhe ndryshimeve të tjera për të rritur transparencën e efikasivitetin e tyre.

Por me ndërhyrjen e Prokurorit të Përgjithshëm u ndërpre përkohësisht bashkëpunimi me fondacionin në fjalë.

Mora si shembull këtë rast z.President, pasi tryeza pune për reformën në drejtësi ka patur nga Shoqata e Prokurorëve edhe me përfaqësues të Komisionit Europian, me Ministrinë e Drejtësisë, me Komisionin e Ligjeve, me emisionin EURAIUS, me zyrën e OPDAT, me Unionin e Gjyqtarëve, të Avokatëve dhe të Noterëve. Për arsye kohe po kthehem tek ngjarja e paprecedent që ndodhi më datë 03.10.2014.

Koha e ndodhjes së incidentit ka qenë nga fundi i daljes së rezultatit për anëtarin e bordit të Shkollës së Magjistraturës, garë e zhvilluar midis dy prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Reshka.

Në këtë moment, z.Prokuror i Përgjithshëm dukej mjaft i tensionuar. I ulur pranëprokurorit Bujar Sheshi dhe Prokurorit të Përgjithshëm, afrohet nga prapa vendit ku ishim ulur ne, prokurorja Ida Ahmetliu, e cila ngulte këmbë që ti jepej fjala që të paraqiste një mocion mosbesimi për shkarkimin e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve. I kërkova Prokurorit të Përgjithshëm që të ndërhynte për të ndaluar zonjën në fjalë, pasi kërkesa e saj ishte në kundërshtim me statusin e shoqatës dhe me etikën e prokurorit.
* * *
Prokurori i Përgjithshëm në këtë moment e humbi kontrollin dhe dukej në një gjendje psikike të rënduar, gjendje që e çoi në një shfrim fyerjesh të rënda (që për etikë nuk po i shkruaj) dhe më e keqja pas kësaj arriti të më godasë me grusht në fytyrë.

Pashë shenja të qarta konvulsive të gjymtyrëve deri në një këputje prej të sëmuri dhe atëherë dëgjova kolegun Bujar Sheshi që më kërkoi për të dalë nga salla. Kur isha në hollin e hotelit me prokuror Bujar Sheshi, ka ardhur prokurori i Krujës Agron Gjana i cili nuk më linte të largohesha duke tentuar dhe të më tërheqë në fundin e hollit.

Kolegët e mi Bujar Sheshi, Ardian Nezha, Arben Dollapi, Adnand Xholi më rrethuan duke më larguar drejt Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë u bashkua me ne dhe prokurori Hysen Keta dhe të gjithë së bashku u futëm në lokal “Gloria”.

Të gjithë kolegët, përveç Bujar Sheshit pyesin se çfarë ndodhi dhe unë lashë Bujarin që të shpjegonte situatën sepse ishte më i qetë. Pasi dëgjuan shpjegimet e Bujarit më kërkuan të gjithë të ruaja qetësinë, të përmbaja emocionet dhe të mos e bëja publike këtë ngjarje të rëndë, për të ruajtur institucionin e prokurorisë.

Për më tepër besoj se ngjarja është e filmuar nga kamerat e sigurisë së Hotel Tirana International. Me gjithë ngjarjen e rëndë, kryeprokurori tentoi në kundërshtim me statusin e Shoqatës së Prokurorëve, jashtë rendit të ditës dhe pa praninë eKryetarit të Shoqatës së Prokurorëve, procedurën për shkarkimin e kryetarit.

Prokurorët e kanë kundërshtuar, pasi shumica e nismëtarëve nuk ishin anëtarë të shoqatës, duke filluar nga vetë kryeprokurori i cili doli i pari nga salla dhe të gjithë prokurorët dolën nga mbledhja duke lënë në tentativë një shkarkim të kundraligjshëm.

Me pak fjalë, kjo është e vërteta e kësaj ngjarje, por unë nuk jam prononcuar në shtyp deri tani, përpara se të vija në dijeni Presidentin, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin e vendit, sepse për mendimin tim, kjo situatë e rëndë shpie në dëm të ligjit dhe në dobi të krimit të organizuar.
* * *
Me besim të plotë se me këtë qëndrim i kam shërbyer mësë miri profesionit të ndershëm të prokurorit, respektimit të ligjit dhe vendit tim, ju informova për sa më sipër.

Siç mund të jeni në dijeni, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, z.Adriatik Llalla kishte thirrur trupën e prokurorëve me qëllim zgjedhjen nga kjo trupë e anëtarit të Bordit të Shkollës së Magjistraturës, në orën 10:00 të datës 03.10.2014, pa praninë e medias.

Po kështu në mënyrë joligjore, zoti Llalla me një grup shumë të vogël prokurorësh kishte planifikuar të zhvillonte jashtë rendit të ditës së mbledhjes, votimin e Kryetarittë Shoqatës së Prokurorëve dhe emërimin në këtë detyrë të prokurores së Shkallës së Parë, Krujë, zonja Anila Qilimi, e cila nuk ishte anëtare, siç e kërkon Statuti i Shoqatës së Prokurorëve.

Informacionet e para për këtë mocion mosbesimi më kanë ardhur nga anëtarët e Komitetit Drejtues, pasi nga disa prokurorë të Tiranës, të Krujës dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, po u kërkohej mbledhja e firmave për të shkarkuar Kryetarin e Shoqatës së Prokurorëve.

Kjo iniciativë e 3-4 individëve po refuzohej nga e gjithë trupa e prokurorëve të Republikës, sepse nuk kishte asnjë njoftim zyrtar nga Komiteti Drejtues i Shoqatës, për faktin se Statuti i Shoqatës kërkon njoftimin e anëtareve të paktën 30 ditë përpara zhvillimit të mbledhjes”.

Previous Post

Policia arreston 14 gjykatës në Shkup për shkelje 1.3 milion euro

Next Post

Në Hartën Publike të Londrës vendoset Busti i Skënderbeut, Ministria e Kulturës e Shqipërisë i djeg dosjen

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Në Hartën Publike të Londrës vendoset Busti i Skënderbeut, Ministria e Kulturës e Shqipërisë i djeg dosjen

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.