Pak para dhënies së pretencës për kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika, ka nodhur një incident. Incidenti u shënua mes një qytetari nga Vlora, Yzedin Troka, i cili pati përplasje me përkrahësit e Gjikës.
“Kanë ardhur të gjithë kriminelët e Shpëtim Gjikës. Zoti Gjika më ka prishur shtëpi dhe gjithçka. Jam 6 vjet rrugëve, do ndihesha mirë, jo se dua t’i shikoj njerëzit keq, por sepse të marrin atë që merritojnë. Pavarësisht se unë nuk jam gjykatës, jam një qytetar i dëmtuar, Gjika mori atë që meriton”















