I pranishëm në inaugurimin e kësaj qendre ishte edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se Ferizaj po jep një vulë industriale, në të cilën kjo komunë ka përvoja të shumta.
Ai tha se Qeveria është e interesuar që të përkrah të gjitha projektet dhe programet e zhvillimit ekonomik.
I gëzuar për hapjen e kësaj fabrike u shprehë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.
Ky projekt është përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.























