• Latest
  • Trending
  • All

Iluzioni opozitar që humbi në Gjykatën e Apelit

03/03/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Iluzioni opozitar që humbi në Gjykatën e Apelit

03/03/2023
in Aktualitet

Enton Abilekaj

Nuk ka asgjë të re, asgjë të papritur. Kjo thjesht i jep përgjigje përgatitjeve për zgjedhje, zgjedhjes së kandidatëve me një anëtar një votë, pretendimeve se opozita mund të rrëzojë regjimin apo sistemin personal të Edi Ramës me një operacion kirurgjikal, ku do të preken vetëm metastazat e Rilindjes, duke ruajtur pjesën e shëndetshme.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Për të gjithë ata që mendonin deri sot në orën 19.00 se brenda sistemit personal të Edi Ramës ka shpresë për Drejtësi, ky ishte një vendim i domosdoshëm. Për të gjithë ata që mendonin se brenda sistemit personal të Edi Ramës ka shpresë për ta mundur me zgjedhje, për ta luftuar në rrugë institucionale, duke iu nënshtruar mekanizmave të Shtetit që janë nën pushtetin e tij, ky ishte një vendim i duhur. Nëse dikush ka akoma iluzione se sistemi që Edi Rama trashëgoi dhe më pas privatizoi dhe më pas personalizoi do t’i jepte mundësinë opozitës ta konkuronte dhe më pas ta rrënonte apo ta privatizonte, në rastin më të mirë është naiv.

Në rastin më të mirë se edhe më naivi nuk mund ta pranojë dot që padia në Gjykatën e Apelit ishte sadopak legjitime. Jo vetëm se nuk kishte palë në proces, që si opsion juridik bëhet i komplikuar, por sidomos për arsyen e thjeshtë dhe të ditur botërisht se autori i ankimimit, Enkelejd Alibeaj nuk përfaqëson atë që pretendon. Ai nuk është, nuk ka qenë dhe nuk u bë kurrë kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, apo asaj pjese që i takon Lulzim Bashës dhe atij, sepse Këshilli Kombëtar i atij grupimi nuk u mblodh kurrë pas 6 marsit te 2022. Statuti i Partisë Demokratike e përcakton qartë se kryetari në detyrë votohet nga Këshilli Kombëtar. Statuti i PD nuk e parashikon në asnjë nen rastin kur kryetari në detyrë nuk votohet për shkaqe objektive apo subjektive. Statuti nuk ka asnjë nen ku Këshilli Kombëtar ia delegon, pa u mbledhur, sekretarit të përgjithshëm, caktimin e Kryetarit në Detyrë.

Pavarësisht argumenteve elementare që delegjitimonin padinë e Alibeajt, gjyqtarët vendosën njësoj si Lindita Nikolla, që firma e tij të jetë më e fortë se ligji, më e fortë se Kushtetuta, më e fortë se çdo institucion në vend. Gjykata e Apelit, në 3 mars 2023, vendosi të zhbëjë rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit 2022, vendosi të shpërbëjë votën direkte të qytetarëve, edhe kur ajo çertifikohet nga sistemi i Edi Ramës. Gjykata vendosi që përjashtojë nga zgjedhjet lokale opozitën e zgjedhur për t’i hapur rrugë opozitës së emëruar nga Edi Rama, të përjashtojë nga sistemi ata që e rrezikojnë Edi Ramën në favor të atyre që negociojnë me Taulant Ballën.

Ky është vendim për shembjen e Rendit Kushtetues, e marrë nga një trup gjykues që nuk e ka, as tagrin dhe as fuqinë.

Prandaj është vendim i Edi Ramës, prandaj është konfirmim që sistemi i Edi Ramës tashmë është instaluar. Prandaj është alarm për të gjithë ata që, pavarësisht bindjes politike, besojnë tek pluralizmi dhe demokracia. I njëjti njeri që u kap nga institucionet e SHBA, duke korruptuar një drejtues të lartë të FBI-së, për të kontribuar në asgjësimin e opozitës, vetëm 2 muaj më pas, pasi dështoi përtej Atlantikut, imponon një vendim gjyqësor për emërimin e opozitës.

Për fatin e keq të një vendi ku qytetarët nuk kanë asnjë pushtet, përfaqësuesit e SHBA, nuk ngurruan të ishin aty për të imponuar vendimin anti-pluralist, vendimin që përjashton nga zgjedhjet të paktën dy të tretat e 630 mijë votuesve të Partisë Demokratike, ose 420 mijë shqiptarë, vendimin që imponon përsëritjen e zgjedhjeve moniste të 2019, vendimin që rikonfirmon pushtetin absolut të një njeriu, vendimin që i hap rrugën mandatit të katërt të pushtetit absolut.

Kjo është ajo që, Edi Rama, me mbështetjen e çuditshme të SHBA, po i bën vendit; instalimi i një regjimi, në emër të luftës kundër së shkuarës negative. Pavarësisht së tashmes së padurueshme.

Megjithatë nuk ka asgjë të re, asgjë të papritur. Kjo thjesht i jep përgjigje përgatitjeve për zgjedhje, zgjedhjes së kandidatëve me një anëtar një votë, pretendimeve se opozita mund të rrëzojë regjimin apo sistemin personal të Edi Ramës me një operacion kirurgjikal, ku do të preken vetëm metastazat e Rilindjes, duke ruajtur pjesën e shëndetshme.

Ajo që ndodhi sot, shërbeu për ta afruar përfundimin që do nxirrte ajo pjesë naive e shoqërisë apo e opozitës, se sistemi personal i një njeriu korrigjohet, ose shkatërrohet me zgjedhje, me kushtin që opozita të jetë e pakapur. Ai që e kontrollon sistemin, nëse nuk e kap opozitën, e përjashton nga sistemi.

Për fat të keq vendimi i sotëm, konfirmoi se nuk ka asnjë rrugë paqësore për ta rrëzuar Edi Ramën, nuk ka asnjë mundësi që ikja e tij të dalë si verdikt nga kutitë e votimit, nuk ka asnjë shans që vullneti i qytetarëve të konfirmohet besnikërisht me votë. Këto përgjigje u dhanë sot në Gjykatën e Apelit. Pyetjet që mbeten lidhen vetëm e opozitën. Si do ta rrëzojë Edi Ramën? A do vazhdojë me operacionin selektiv të ruajtjes së sistemit duke hequr vetëm Rilindjen? A e ka guximin dhe moralin ta rrëzojë bashkë me sistemin?/Dosja.al

Previous Post

Andi Bejtja: Rama nuk është atentatori i vetëm i demokracisë!

Next Post

Tirana ‘braktiset’ pas shtrenjtimit/ Të pasurit blejnë prona në Dubai, Mal të Zi, Greqi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Tirana ‘braktiset’ pas shtrenjtimit/ Të pasurit blejnë prona në Dubai, Mal të Zi, Greqi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.