• Latest
  • Trending
  • All

Ilia Kareli do të prehet pa zemër, hetimi në Fier me ekspertimin grek

06/07/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 4 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Ilia Kareli do të prehet pa zemër, hetimi në Fier me ekspertimin grek

06/07/2014
in Lajme

Zemra e Ilia Karelit (Kudret Kumes) ka shumë mundësi që të mos vendoset kurrë pranë trupit të tij që prehet në varrezat e fshatit Zhupan të Rrethit të Fierit.

Kjo, pasi pas dështimit të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Tiranës për kryerjen e krahasimit të ADN-së së zemrës së marrë prej hetuesve shqiptarë në Greqi me atë të indeve të marra nga trupi i Ilia Karelit, prokuroria nuk mund të gjejë në vendin tonë një institucion më të specializuar që mund të kryejë këtë ekspertim.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Lajmi është bërë i ditur nga burime të organit qendror të akuzës, të cilat sqaruan se për shkak të moskonkludimit të Mjekësisë-Ligjore shqiptare në faktin nëse zemra që mbërriti prej shtetit helen ishte ose jo e Karelit, janë të detyruar që hetimin ta mbështetin në ekspertimin mjekoligjor grek.

Në këto kushte do të mbeten të pazbuluara mjaft dyshime të ngritura fillimisht prej akuzës shqiptare, pohojnë burimet. Kështu, për shkak se zemra e mbërritur nuk dihet se kujt i përket, ekspertimi i saj është i pavlerë. Ndërkohë, nuk do të mësohet dot asnjëherë nëse Kareli vuante apo jo prej ngushtimit të koronareve ashtu si është pretenduar nga Mjekësia-Ligjore greke.

Hetuesit shqiptarë ngritën dyshimet në këtë pikë bazuar në faktin se Kareli kishte pasur një fizik sportiv, për shkak të aktivitetit fizik që kishte kryer dhe se depozitimi i yndyrave të këqija në vena për raste të tilla është thuajse i pamundur, sqarojnë burimet. Gjithashtu, tjetër fakt që nuk do të zbulohet dot është edhe dyshimi i ngritur se Kareli mund t’u ishte nënshtruar seancave të torturave me elektroshok.

Këto dyshime mund të vërtetoheshin ose rrëzoheshin vetëm nëpërmjet ekspertimit të zemrës, theksuan burimet, pasi vetëm nëpërmjet saj mund të lexoheshin torturat që i ishin bërë dhe të zbuloheshin shkaqet konkrete që e kishin çuar drejt vdekjes. Ato shtuan se në këto kushte organit të akuzës i duhet të hetojë vetëm bazuar në akt-ekspertimin mjekoligjor që pritet të dërgohet nga pala greke dhe nga rezultatet e dala prej ekspertimit të kufomës së Karelit kryer nga mjeko-ligjorët shqiptarë pas mbërritjes së trupit të tij në Shqipëri.

Sipas akuzës, edhe pala greke ka sqaruar në aktin e vdekjes që ka shoqëruar viktimën se vdekja ishte shkaktuar si pasojë e ushtrimit të torturave ndaj tij. Për këtë arsye, prokuroria shqiptare ka vendosur që ta vazhdojë hetimin bazuar në këtë konkluzion të palës helene, pasi edhe me këto prova, ndaj gardianëve grekë ngrihet dhe mbrohet akuza e ushtrimit të torturave me pasojë vdekjen, pohojnë burimet e sipërcituara.

Ekspertiza greke
Pak ditë pas ngjarjes së ndodhur në burgun e Nigritas në Greqi, Mjekësia Ligjore atje publikoi rezultatet e testeve histologjike të kryera me indet e zemrës dhe trupit të Karelit.

Sipas Mjekësisë Ligjore, Kareli ishte dhunuar fizikisht deri në thyerjen e kockave të kafazit të kraharorit.

Gjithashtu, sipas mjekoligjorëve grekë, në trupin e Karelit janë konstatuar edhe hematoma në syrin majtë, në këmbë, duar, shpinë dhe në pjesë të tjera të trupit. Por, Mjekësia Ligjore greke e ka lidhur shkaktimin e vdekjen së Karelit me dy faktorë, një që ka të bëjë me dhunën e ushtruar ndaj tij dhe një sëmundje e vjetër e zemrës e pretenduar prej ekspertëve helenë. Sipas mjekoligjorëve grekë, vdekja e Karelit ka ardhur si pasojë e ngushtimit të hershëm të një prej enëve koronare të zemrës dhe thyerjes së disa brinjëve të kafazit të kraharorit.

Ekspertiza shqiptare
Ndryshe nga pala greke, mjekoligjorët shqiptarë konstatuan më shumë dëmtime në trupin e Ilia Karelit. Veç thyerjes së disa brinjëve të kafazit të kraharorit u konstatuan edhe thyerje të kockave të tjera në trup. Gjithashtu, u vërejtën edhe mungesë e indeve të pëllëmbëve të duarve që dyshohet të jenë shkaktuar nga elektroshoku. Kocka të thyera janë vërejtur edhe në shputat e këmbëve që dyshohet të jenë shkaktuar nga goditjet me nyje çarçafësh të njomur me ujë apo sende të tjera të forta. Dëmtime u konstatuan edhe në organet gjenitale të 42-vjeçarit. Gjithashtu, njëri sy kishte pësuar dëmtim të madh, dëmtime në shpinë e gati në çdo pjesë të trupit. Por ajo që dyshohet të ketë sjellë edhe vdekjen e Karelit ka qenë thyerja e kockës së kafkës që mund të ketë shkaktuar dëmtime në tru.

Kareli u torturua deri në vdekje në burgun e Nigritas në Greqi nga gardianët e këtij institucioni riedukimi. Kjo, pasi pak ditë para se të transferohej në burgun e Nigritës, ai vrau një gardian në burgun e Malandrionos me një thikë të improvizuar. Në letrat që Ilia kishte shkruar para se të kryente vrasjen, shprehej se i kishin mohuar lirinë dhe nuk e lejonin të takohej me nënën duke e dënuar sërish me të padrejtë, jashtë dijenisë së tij për diçka që nuk e kishte kryer.

Tags: edi rama
Previous Post

RESPEKT NDAJ OPOZITËS DHE FYERJE NDAJ AMBASADORËVE TË KOHËS SË OPOZITËS!

Next Post

Vrasje e 3-fishtë brenda familjes në Pezë-Helmës, vret gruan, vëllanë dhe veten

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Vrasje e 3-fishtë brenda familjes në Pezë-Helmës, vret gruan, vëllanë dhe veten

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.