Zbardhet telefonata që dekonspiroi operacionin e policisë për kapjen e Klement Balilit, i njohur si “Eskobari i Ballkanit. “Alo, thuaji të lëvizë, po vinë ata”, ka qenë thirrja telefonike për njerëzit e Balilit, që lajmëronte ardhjen e forcave të policisë për arrestimin e tij. Për këtë janë vënë nën hetim disa punonjës policie të komisariatit të Sarandës.
“Alo, thuaj të lëvizë, po vijnë ata”, mësohet se është telefonata që i ka thënë Balilit se policia ishte duke ardhur në vendin e tij ku ishte fshehur, raporton ReportTv. Sipas të dhënave, pikërisht pas kësaj telefonate kanë nisur hetime për komisariatin e Sarandës.
Dyshohet se Klemend Balili ka ndryshuar pamje dhe për këtë arsye në lojë ka hyrë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror që ka nxjerrë në terren agjentët me qëllim kapjen e shumë të kërkuarit nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare.






















