Nga ora 17:30 te dates 17.12.2016, është regjistruar ngritje e vlerave te perqendrimit te PM10 dhe PM2.5 ne ajer gje qe perkeqesoi gjendaja e cilesise se ajrit, kjo gjendje ka vazhduar deri me tani kur po raportohet (09:00) kjo verehet edhe nga grafikoni ne vazhdim.
Kushtet e motit te cilat kane filuar nga pasdita e dates 17.12.2016 dhe vazhdojn edhe sot paraqesin një gjendje te pafavorshme për shperndarjen e ndotesve ne ajer dhe vije deri te perkeseimi i cilesise se ajrit, sepse ne këto raste, kur paraqitet inversion i temperaturave dhe nuk ka levizje te rrymave te ajrit qe nenkupton gjendje qetsie te ajrit, ndotësit qe emitohen ne ajër nga automjetet motorike (transporti), industria, inceneritoret dhe përdorimi i lendeve djegëse për ngrohje te shtëpive (ne sezonin dimërore) bene qe këta ndotës te akumulohen ne shtresa te ulëta te troposferës dhe te mos shpërndahen ne shtresa me te larta te ajrit. Ne kushte te tilla ( gjate sezonit dimërorë) përqendrimi i ndotësve ne ajër është me i ngritur ne te gjitha zonat ku paraqiten kushte te tilla atmosferike, në krahasim me rastet kur kushtet atmosferike janë te përshtatshme për shpërndarjen e ndotjes.
Fig. Nr.1 Paraqet përqëndrimin e PM10 dhe PM2.5 në Prishtinë

Përqëndrime të larta janë paraqit edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale te mesatares ditore në 50.71µg/m3 ne po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion.
Shënim: #Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar ne vlerën vjetore.






















