Ibrahimi reagoi me një letër publike, ku sqaroi se çfarë u kishte thënë banorëve dhe duke e pyetur Ahmetin “Kush po rren?”. Por tash Ahmeti po thotë se është pikërisht kryetari i Gjykatës i cili i ka nxitur banorët që t’i shkojnë në shtëpi.
Për këtë deklaratë, është çuditur fort Ibrahimi i cili në një prononcim për lajmi.net, thotë se kjo është marrëzia e radhës nga Ahmeti. Madje sërish ka një pyetje për të.
“Kjo është marrëzia e radhës e Ahmetit. Dua ta pyes nëse është i verbër?”, ka thënë Ibrahimi, “sinqerisht nuk kam çfarë të them tjetër, a t’ia dërgoj letrën sërish”, ka shtuar ai.
Ai ka shtuar se gjithçka rreth kësaj çështje e ka sqaruar në takimin me banorët dhe në letrën e hapur për kreun e Prishtinës. Sipas tij, është vetëm Ndërmarrja Banesore e cila mundet me tërheq vendimin për largimin e banorëve.
“Sinqerisht nuk po mundem ta kuptoj këtë njeri. Asnjëherë nuk e kam përmendur emrin e tij rreth kësaj çështje. Nuk e di për çfarë arsye po insiston që unë i kam nxitur banorët t’i shkojnë në shtëpi”, ka pohuar Ibrahimi.






















