“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se një i dyshuar i pa njohur me armë të gjatë, ka vrarë qenin e tij i cili ishte me rrethojë brenda pronës. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja të armës së gjuetisë”, ka shënuar Policia në raportin ditorë për 24 orët e fundit.
Rasti është duke u hetuar si ‘përdorim i armës’, apo ‘mjetit të rrezikshëm’.























