Një-ish mafioz italian, anëtar i bandës famëkeqe ‘Ndragheta’, tashmë i penduar i drejtësisë ka rrëfyer para policisë lidhjet në trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë, duke përmendur në dëshminë e tij një politikan shqiptar.
Luciano Nocera, i penduari i drejtësisë italiane, ka treguar se i ka blerë një automjet tip ‘BMW’ një politikani shqiptar në këmbim të lejimi të transportit të kanabisit nga Shqipëria në Itali. Sipas kalabrezit, bëhet fjalë për periudhën përpara se të krijohej qeveria e re dhe përpara se të ndërmerrej operacioni policor për asgjësimin e kanabisit në Shqipëri.















