Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha se do të forcojë kontrollin qeveritar mbi mediat sociale, pas fy erjeve drejtuar vajzës dhe dhëndrit të tij kur ata njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të katërt, përmes rrjetit social Twitter.
Duke iu drejtuar anëtarëve të partisë së tij me anë të një videokonference, Erdogan deklaroi se do të paraqesë një projekt-ligj për të kontrolluar përdorimin e mediave sociale, duke shtuar se një rritje e “akteve imo rale” viteve të fundit është pasojë e mungesës së rregullave.
“A e kuptoni pse ne jemi kundër mediave sociale si YouTube, Twitter dhe Netflix? Për të zhd ukur një imo ralitet,” u tha Erdogan anëtarëve të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim.
Ai tha se kompanitë e mediave sociale do të detyroheshin të emëronin përfaqësues në Turqi, për t’iu përgjigjur kërkesave ligjore, për të cilat ai tha se aktualisht janë injoruar.



















