Faruk Begolli nga Peja njihej për art, si aktor e profesor arti, por, një tjetër kosovar me të njëjtin emër e mbiemër, 24 vjeçar, ka vendosur të bëjë famë në art e në krim.
Faruk Begolli, që është i lindur më 19 prill të viti 1990 në Prishtinë po kërkohet nga Interpoli për prodhim e shitje të narkotikëve. Atë e kërkojnë autoritete e Republikës së Shqipërisë.
Por, në të njëjtën kohë, në Kosovë Faruku vazhdon aktivitetin e tij me të ashtuquajturën “estrada muzikore”.
Ai punon me kompaninë “Think Creative” që përgatit vidoe-spotet e po thuajse shumicës së këngëtarëve kosovarë, por edhe të tjerë.
Ai madje këtë vit është shpërblyer me çmimin për vido-spotin më të mirë nga një aktivistet që njihet me emrin “Vidofesti Muzikor” dhe çmimin e mori me një këngë që ia ka bërë Dafina Zeqirit.
















