Ka humbur jetën në moshën 59-vjeçare, presidenti i televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.
I ndjeri ishte infektuar me Covid-19 dhe pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore u dërgua për kurim në Turqi, por nuk mundi t’ia dilte mbanë.
Mësohet se Hysenbelliu është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ndodhej prej disa javësh.
Top Channel i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve.



















