Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj i ka kërkuar klubit të tij Napoli rritje rroge ose në të kundërt do të largohet në merkaton e verës. Futbollisti shqiptar është cilësuar si mbrojtësi më i mirë i krahut të djathtë në kampionatin Italian dhe pikërisht falë paraqitjeve të tij ai ka pasur dhe shumë oferta nga klube të mëdha mes tyre dhe Bayern Munchen.
Ka qenë agjenti i futbollistit Mario Giuffredi, i cili ka thënë se dëshira e Hysajt është që të vijojë të qëndrojë tek Napoli, por jo me të njëjtën pagesë mujore.















