Ndalesë surprizë për Francën në ndeshjen e dytë të Euro 2020.
Para 60 mijë spektatorëve të Puskas Arena, vendasit kanë gjetur avantazhin në fundin e pjesës së parë me Fiola.
Reagimi i Francës nuk ka qenë ai që pritej dhe ka çuar vetëm te barazimi i Griezmann në minutën e 66-të.
Goli i Fiola-s ka qenë i pari i pësuar nga Franca në gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet, duke i dhënë fund një ecurie prej minutash pa pësuar gol.



















