Hungaria ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kompaninë kineze, Sinopharm-CNBG, për krijimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e një fabrike për prodhimin e vaksinës Coronavac në Hungari brenda dhjetë muajve.
Lajmi u dha nga Ministria e Jashtme hungareze.
Tamás Menczer, Sekretar i kësaj Ministrie nënshkroi dokumentin me Jiang Xiuchang dhe Peng Xiao, CEO i partnerit të Sinopharm në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Me partnerët tanë në Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe jemi duke studiuar vazhdimisht mutacione të reja të virusit dhe po punojmë në zhvillimin e vaksinave më efektive. Bashkëpunimi i jep akses Hungarisë në informacione të reja dhe siguron një mundësi për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive”, tha Menczer në një postim në Facebook.
“Vaksina është arma e vetme kundër virusit”, deklaroi ai.