Pas humbjes ndaj Shqipërisë, Paulo Bento është larguar nga drejtimi i kombëtares së Portugalisë, me pëlqim të dyanshëm. Federata portugeze e futbollit dhe Bento kanë arritur në këtë përfundim pas humbjes tronditëse ndaj Shqipërisë në ndeshjen hapëse të eliminatoreve të “Euro 2016”. 45-vjeçari drejtonte Portugalinë prej vitit 2010. Pas dështimit për të kaluar fazën në grupe në botërorin “Brazil 2014”, humbja me kombëtaren kuqezi përcaktoi fatin e të ardhmes së tij. Federata portugeze e futbollit thotë se zëvendësuesi i tij do të emërohet shumë shpejt, por pa dhënë një datë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















