E shpallur e humbur nga familjarët që para 40 viteve, një të moshuare 94-vjeçare në Indi, i është bërë një surprizë që nuk e priste kurrë.
Panchu Bai është ribashkuar sërish me ta. E sëmurë me probleme mendore, u shpall e zhdukur nga familjarët në vitin 1979.
Noor Mohammad, burri që gjeti të moshuarën dhe u kujdes për të për 40 vite, së fundmi e ka rikthyer të moshuarën në shtëpinë e saj të vërtetë. Zbulimi i familjes së saj u bë krejt rastësisht.
Djali i të moshuarës kishte ndërruar jetë para disa vitesh dhe në shtëpinë e vjetër e priti i nipi, Shingane, i cili u shpreh shumë i gëzuar që më në fund kanë pranë tyre gjyshen.





















