• Latest
  • Trending
  • All

Hudhri: Shqiptarët nuk ia falin suksesin Kadaresë

09/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Hudhri: Shqiptarët nuk ia falin suksesin Kadaresë

09/10/2014
in Lajme

Pas pesëdhjetë vjetëve, nga tani, do të kuptohen emrat e kandidatëve të mundshëm për të fituar Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2014, dhe kjo ndodh për çdo vit. Ndërkohë që emrat mbahen të fshehur, parashikimet nuk kanë të ndalur, ndërsa shumë emra të njohur të letërsisë lakohen si fitues të mundshëm të çmimit të cilin e ndan Akademia Suedeze.

Në mesin e emrave që i takojnë botës së letërsisë, që shihen si fitues të mundshëm të Nobelit, nëpër vite është përmendur edhe shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, veprat e të cilit janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të huaja.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Bujar Hudhri, botuesi në shqip i Ismail Kadaresë, thotë se Kadare kurrë nuk ka qenë më afër se këtë herë për ta fituar çmimin Nobel për Letërsi, sipas të cilit pozicionimi i emrit të Kadaresë është domethënës.

“Unë shpresoj dhe uroj që Kadare ta marrë nesër (sot) çmimin Nobel”. Hudhri thotë se  arsyet që Kadaresë do t’ia jepnin këtë çmim janë të shumta: “Arsyet apo meritat, që e bëjnë fitues  sipas meje, janë: talenti i padiskutueshëm, vepra  e përkthyer në  mbi 40 gjuhë të botës, dhjetra çmime ndërkombëtare ku veçohen dy të tillë që janë fare pranë Nobelit: Man Booker International dhe Princi i Asturias, prej 40 vitesh në listën e kandidatëve kryesorë të Nobelit. Arsye është dhe fakti që në Europë e vetmja gjuhë që nuk e ka marrë Nobelin është gjuha në të cilën shkruan  Kadare. Një nga gjuhët më të vjetra dhe të rëndësishme të botës, gjuha shqipe!”, derisa shton se nuk ka asnjë arsye që do të bënte që Kadare të mos e fitonte këtë çmim.

Botuesi i kadaresë, Bujar Hudhri, thotë për “Zërin” se për fat të keq nga Shqipëria në drejtim të Komitetit Nobel ka patur qëndrime,  letra që Kadare të mos e marrë këtë çmim.

“Mjafton të përmendim ish ambasadorin shqiptar Kokalari në Suedi, i cili ka lobuar që  të mos i jepej Nobeli Kadaresë. Ishte poetja Natasha Lako që ia bëri të ditur qeverisë dhe publikut shqiptar, vite më parë.  Nuk besoj se ka ndonjë rast të ngjashëm në botë që një ambasador të lejohet të punojë mbrapsht për vendin e tij. Shteti shqiptar, për turpin e tij, heshti. Por ka patur edhe segmente të caktuara, media, individë dhe grupe që e kanë pranuar me mburrje se i kanë dërguar letra Nobelit, që Kadare të mos e marrë çmimin”, thotë Hudhri, duke shtuar se kjo të kujton thënien që “Shqiptari më lehtë e ka të të falë gjakun se sa suksesin”.

Gëzim Aliu, shkrimtar dhe studiues i letërsisë, nuk shpreson se Kadare do të fitojë çmimin Nobel. “Nuk e besoj që Ismail Kadare do të jetë sivjet fitues i këtij çmimi. Kam përshtypjen që viteve të fundit, Nobeli për Letërsinë po shkon te disa autorë që nuk janë fort të njohur”, ka thënë Aliu për “Zërin”. Ai shprehet se Ismail Kadare ka disa dekada që është ndër shkrimtarët më të mëdhenj që ka bota sot.

“Pa hyrë në analizë të veprave të tij, sepse kjo do të merrte shumë kohë, e këtu nuk është vendi, shumë studiues, historianë të letërsisë, adhurues të tij dhe lexues në të katër anët e botës e dinë dhe ndiejnë që shkrimtari shqiptar duhet ta marrë Nobelin”, ka thënë Gëzim Aliu, për të shtuar, nuk ka ndonjë arsye pse Kadare nuk do të duhej ta merrte këtë çmim të madh, teksa thotë se nuk sheh arsye pse duhet të jete përzier politika në punët e këtij çmimi, dhe se nuk e beson një gjë të tillë.

Në anën tjetër, Halil Matoshi, shkrimtar dhe publicist, thotë se sa i takon vlerave letrare, Kadare tashmë do të duhej të ishte fitues i Nobelit.

“Në rrafshin e vlerave estetike letrare, unë mendoj se Kadare tashmë e ka siguruar vendin në atë që quhet literaturë e përbotshme dhe në këtë situatë ai kaherë do të duhej të ishte pronar i çmimit Nobel për Letërsi”, ka thënë Matoshi, për të shtuar se çmimi Nobel për Letërsi shpesh i vlerëson edhe aspektet e tjera te shkrimtari. “Aspektin jetësor, ideologjik dhe të bëmat e vetë autorit të veprës letrare, dhe në këtë rast Kadare del si tepër nacionalist dhe racist, prandaj edhe shpesh është anashkaluar nga Akademia Suedeze për të ia ndarë çmimin Nobel”, është shprehur poeti Matoshi, derisa ka thënë se nacionalizmi i Kadaresë dhe në një kohë komunizmi i tij, kanë ndikuar që të mos jetë laureat i  Nobelit.

“Lidhja e tij me partizanët e Enver Hoxhës, me komunizmin për një kohë të gjatë dhe nacionalizmi i tij deri në shkallë raciste ka ndikuar që Kadare të mos e fitojë Nobelin”, ka thënë Halil Matoshi.

Si çdo vit tjetër, edhe kësaj radhe është një listë e përbërë nga shkrimtarë të shquar të letërsisë botërore, që shihen si fitues të mundshëm të Çmimit Nobel. Kjo listë fillon me Haruki Murakami, për të vazhduar me Ngũgĩ ëa Thiong’o, Philip Roth, Svetlana Alexievich, Patrick Modiano, Jon Fosse dhe Peter Handke.

Çdo fillim tetor, Akademia Suedeze që ndan Çmimin Nobel për disa fusha, e zgjedh fituesin e Çmimit Nobel për Letërsi, ndërsa gjatë muajit dhjetor, më saktë me datë 10 dhjetor në Stockholm fituesi e pranon çmimin prestigjioz.

Kandidatët të nomimuar për të fituar Çmimin Nobel për Letërsi janë ata të cilët emërohen nga persona të kualifikuar të cilët marrin ftesë nga Komiteti Nobel të paraqesin emra për shqyrtim, kandidatët mund të propozohen edhe nga persona të tjetër të cilët përmbushin kushtet të bëjnë propozime, ndërsa askush nuk mund ta emërojë veten për kandidat për Çmimin Nobel.

Previous Post

Shkolla e Bicajt në 100-vjetorin e saj (1914-18 tetor-2014)

Next Post

1 në 3 shqiptarë me borxhe

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

1 në 3 shqiptarë me borxhe

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.