Drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaqi mbrëmë është kthyer në Kosovë, pasi qëndroi në paraburgim në Serbi për disa javë.
Thaçi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit në kufirin e Dheut të Bardhë. Ai qëndroi në paraburgim në Serbi dhe tha se trajtimi në burgjet serbe ishte i mirë.
Nënkoloneli Thaçi ka sqaruar se ai në Serbi nuk shkoi për qëllim biznesi por mendoi ta përdorte këtë shtet si rrugë për në Gjermani dhe Zvicër.
https://www.youtube.com/watch?v=7smrRGvNZoc?feature=oembed&w=640&h=360























