Në mënyrë të veçantë ka folur për takimin me homologun e tij austriak.
“Së bashku me Presidentin Thaçi po marrim pjesë në Konferencën për Siguri në Mynih ku kam takuar disa homologë evropianë. Në takimin me ministrin e Jashtëm austriak, Kurz u pajtuam për planin e përbashkët Kosovë-Austri për 2017. Takova edhe ministrat çek, sllovak dhe të Lihtenjshtanit”, ka thënë Hoxhaj.



























