“Shkëmbim mbresëlënës me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Witold Waszczykoëski. E falënderova për përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave dhe agjendën e BE-së, të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj, citohet në komunikatë.
Në po të njëjtën ditë kryediplomati Hoxhaj, ka takuar edhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, “Takim i frytshëm me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias.
“E falënderova për përkrahjen që Greqia i ka dhënë vendit tonë në agjendën evropiane, si dhe u pajtuam për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen” ka thënë ministri.
Hoxhaj ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të tjera bilaterale.






















