Në prezantimin e Hoxhajt, PDK-ja i ka dhënë përparësi zhvillimit ekonomik, hapjes së vendeve të punës, bujqësisë, arsimit, sistemit të drejtësisë – luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe politikës së jashtme.
Në këtë listë të veprimeve konkrete përfshihet krijimi i vendeve të punës, energjia, bujqësia dhe zhvillimi rural, arsimi, drejtësia, shëndetësia, politika e jashtme si dhe fillimi evropian i Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se të gjitha këto veprime kanë të definuara si aktivitete konkrete dhe numër të konsiderueshëm të reformave në funksion të arritjes së qëllimeve të prekshme për mandatin e ardhshëm qeverisës.