“Demokracitë e reja në botë i kanë borxh atij për vizionin e tij strategjik”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.
Brzezinski që ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare kishte ndikim të konsiderueshëm në marrëdhëniet globale para, gjatë dhe pas angazhimit të tij në Shtëpinë e Bardhë si Këshilltar për Çështje të Sigurisë.























