“Kemi përcjell shumë nota të protestës, që të ushtrojnë presion mbi Serbinë që Thaçi t’i kthehet familjes së tij. Si rezultat i partnerëve tanë ndërkombëtar dhe përpjekjeve tona si diplomaci e Kosovës që të mbrojmë interesin e çdo qytetari, ai ka arritur të lirohet”.
Hoxhaj ka thënë se Thaqi është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ne kemi pasur pothuajse komunikim ditor, veçse ambasadori jonë nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, e ka vizituar shpesh e gjendja e tij shëndetësore ka qenë e mirë. Për të tjerat ai mund të flas pasi të kthehet në Prishtinë. Pasi ajo që është e rëndësishme është që t’i kthehet familjes”.
Sipas tij, politika e Serbisë nuk ka ndryshuar shumë.
“Kjo fushatë e Serbisë, që të krijojë një frikë, për neve është e papranueshme dhe do të bëjmë përpjekje që të ushtrojmë presion. Kjo është një politikë e përndjekjeve që e ushtron shteti serb, që nuk ka ndryshuar shumë. Ne jemi shtet sovran dhe i pavarur dhe do ta mbrojmë secilin individ dhe do ta mbrojmë që të kenë kujdes kur udhëtojnë në Serbi”.
“Ne nuk duam që prej rasteve të veçanta të marrim vendime të përgjithshme. Jo vetëm dialogut, por mund të dëmtojnë dhe kredibilitetin e një shtetit të ri, që krahas mbrojtjes së qytetarëve ne bëjmë përpjekje që të ruajmë edhe prestigjin”.






















