Sipas një komunikate të MPJ-së, në ditën e parë të fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Hoxhaj ka takuar ministrat e jashtëm të Brunei, Pehin Lim, të Madagaskarit, Beatrice Attalah, të Samoas, Tuilaepa Malie Legaoi, të Jemenit, Abdul Malik Al-Mekhalafi, të cilët i ka informuar për zhvillimet në Kosovë.
“Punimet e AP të OKB-së çdo shtator janë një mundësi e madhe për një shtet të vogël si Kosova që ta zgjeroj edhe më shumë gjeografinë e njohjeve, rritë numrin e miqve dhe forcoj marrëdhëniet bilaterale me shtetet njohëse. Gjatë ditës së parë kam zhvilluar takime shumë përmbajtjesore dhe jam optimist për lajme të mira e pozitive në të ardhmen” ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, ministri Hoxhaj ka marrë pjesë në drekën e shtruar nga ministri i jashtëm austriak për ministrat e jashtëm të Ballkanit ku është diskutuar për sfidat rajonale dhe evropiane të viteve të fundit.
Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevicius ku ësht është diskutuar edhe për përkrahjen e Lituanisë në procesin e vizave si dhe aspektet bilaterale në fushën e ekonomisë.
Së bashku me kryeministrin Mustafa, Hoxhaj ka takuar edhe kongresmenin amerikan, Eliot Engel, një mik madhë i shqiptarëve. Po ashtu, është takuar me personalitete të njohura amerikane dhe botërore në takimin e Global Clinton Initiative.























