“Në New York, pata takim shumë të mirë me mikun tim, ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Steinmeier i cili është një mbështetës i madh i Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Sipas tij, në javët e ardhshme, përkrahja e tij (Steinmeierit) dhe e Gjermanisë është jetike për të marrë vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave.





















