Kryediplomati kosovar ka konfirmuar për klankosova.tv se pjesë e agjendës së kësaj vizitës do të jetë edhe diskutimi për ujdinë e Demarkacionit.
Hoxhaj, do të takojë shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn.
Në fokus të këtij takimi pritet të jetë përmbushja e kushtit të mbetur për heqjen e vizave për kosovarët, rrjedhimisht miratimi i demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës./ Klan Kosova.






















