“Për anëtarësime të tilla duhet të koordinohen vet ministrat sepse ata e dinë më mirë se cilat janë prioritetet dhe përfitimet”, ka thënë Hoxhaj.
Këto ai i ka thënë pas prezantimit të propozimit për nisjen e negociatave për anëtarësim në programet e BE-së : Erasmus +, COSME, Evropa për Qytetarët , Evropa Kreative dhe Programi për Punësim dhe Inovacione Sociale.
Ai po ashtu ka thënë se anëtarësimet në programe të tilla kanë kosto të larta dhe se vendet që kanë mbi 100 milionë banorë janë të anëtarësuar në 3- 5 programe.
Ndërsa ministrja e Integrimeve, Mimoza Ahmeti ka treguar se kanë organizuar takime konsultative për të parë se në cilën program nga 17 është interesi më i madh për tu anëtarësuar.
Ministri i Arsimit. Arsim Bajrami ka thënë se është e rëndësishme për Arsimin në Kosovë anëtarësimi në Erasmus+.
Ndërsa zëvendëskryeministri Kuçi ka kërkuar që kjo pikë e cila është miratuar nga kabineti të shtyhet.






















