Po ashtu, në takim është theksuar se ka shume biznese nga Kosova që veprojnë në Bavari dhe në anën tjetër ka një interes të kompanive bavareze për Kosovën, thuhet nw komunikatwn e MPJ-së.
“Republika e Kosovës është e interesuar për një bashkëpunim më të thellë me Bavarinë. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë krijuar një klimë të përshtatshme për investime dhe njëkohësisht presim hapa konkret bashkëpunimi edhe në fusha të tjera”, ka thënë Ministri Hoxhaj.
Çështje tjetër e diskutuar në takim ka qenë edhe bashkëpunimi në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës, e veçmas çështja e bursave për studentët nga Kosova.
Ministri Hoxhaj në kuadër të kësaj vizite, ka marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga dhomat e tregtisë të Mynihut dhe Bavarisë së Epërme, si dhe qeverisë së këtij shteti.
Gjatë qëndrimit në Mynih, Ministri Hoxhaj ka hapur Konsullatën e përbashkët Kosovë-Shqipëri.























