Ai këto komente i ka bërë gjatë një ligjërate në Institutin Clingendael për Marrëdhënie Ndërkombëtare,në Holandë ku edhe ka qëndruar për vizitë zyrtare dyditore.
“Në përfundim të vizitës dyditore në Holandë, mbajta një ligjëratë në Institutin Clingendael për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku fola për të arriturat e politikës së jashtme të Kosovës dhe sfidat e saj, përfshirë prioritet dhe planet. Mes të tjerash, theksova se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka kuptim vetëm atëherë kur të përfundoj me njohjen e ndërsjelltë”, ka shkruar Hoxhaj në fcebook.






















