“Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale të konsideruara si kode mjaft të avancuara e të cilat kanë filluar të zbatohen që nga viti 2013, si rezultat i konsultimeve që janë bërë me institucionet e zbatimit të tyre dhe partnerët ndërkombëtar, është konstatuar se jo vetëm që është e nevojshme, por është edhe e domosdoshme t’i nënshtrohen procesit të rishikimit të drejtësisë penale, me theks Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale si dhe legjislacionin tjetër i cili direkt apo indirekt parasheh dispozita të kësaj fushe”, tha ministrja Hoxha.
Ajo bëri të ditur se ju ka dërguar shkresë institucioneve që merren me zbatimin e legjislacionit penal dhe që ka pranuar një numër të konsiderueshëm të komenteve dhe propozimeve, dhe atë nga gjykatat, prokuroritë, policia, shoqëria civile, si dhe nga partnerët ndërkombëtar.
“Me qëllim të shqyrtimit të këtyre komenteve dhe propozimeve, kam themeluar grupin punues, me këtë rast dua t’i inkurajoj anëtarët e grupit punues që këtë çështje ta trajtojë me prioritet, po ashtu e ritheksoj se e keni përkrahjen time të plotë që rishikimi i drejtësisë penale të përfundohet sa më parë” tha Hoxha.
Ajo garantoi një proces transparent dhe gjithëpërfshirës dhe ftoi të gjithë akterët të japin kontributin e tyre.






















