“Duhet të merret dikush me këtë rast, nuk jam aspak serioze dhe janë të dëmshme. Mua aspak nuk më kanë premtuar, më kanë lakuar emrin por kurrë as kafe skam pire me ta”, thotë ai.
Duhet të dënohen ata që kanë folur ashtu, thotë Hoxha, e madje vlerëson se nuk duhet flitet ashtu e aq më pak të veprohet e të emërohen ashtu njerëzit në poste.
Në një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit, në një bisedë me kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe kryetarit e degës së PDK-së në këtë qytet, Nijazi Kryeziun, përmendet se si Sylë Hoxha është njeri i afërt i PDK-së dhe është përkrahur nga kjo parti për përfitimeve në poste.
Hoxha ka qenë për një kohë ushtrues detyre i Kryeprokurori të Shtetit, ndërsa aktualisht është kryeprokuror i rajonit të Prizrenit.






















