Hoxha, tha se është shumë e përkushtuar që sistemi i drejtësisë të jetë në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare.
“Fokus i ynë është të përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarëve, të jenë sa më të mira, më të shpejta dhe efikase për të gjithë qytetarët. Noteria në Kosovë është në rrugën e duhur dhe sistemi juridik është më efikas me punën e noterisë, theksoi ajo.
Nga ana e tij, Marqueno Jose de Lano, president i Noterisë, theksoi se është i lumtur për punën e mrekullueshme të noterisë në Kosovë duke theksuar se noteria i sjellë vendit siguri juridike, pa të cilën nuk mund të ketë besim edhe për investime, kredi e përparim social.























