“Çmojmë lartë bashkëpunimin në lëmin e drejtësisë me Republikën e Francës në drejtim të sundimit të ligjit dhe fuqizimin e shtetit ligjor, si segment thelbësor në rrugën tonë euro integruese”, thekoi ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha dhe ambasadori Chabert vlerësuan se bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës, vlerësuan se ka mundësi për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi, në veçanti për ndihmën juridike ndërkombëtare si dhe për çështjet penale.






















