“Ne me draft Buxhetin për vitin 2017 jemi pajtuar që të alokojmë një shume prej rreth 38 milion EUR, dhe këtu nuk kemi mos-pajtim me FMN. Por kjo shumë nuk do të mjaftoj as për së afërmi, nëse nuk reformojmë këtë skemë. Në këtë kontekst, ne po presim që në ditët e ardhshme, të kemi diskutime të nivelit më të lart për këtë çështje dhe të vendosim se në çfarë drejtimi duam të shkojmë”, tha Hoti, raporton lajmi.net
Ministri i Financave Avdullah Hoti me këtë rast, gjithashtu bëri të ditur se së bashku me ekipin nga Ministria e Financave javën e ardhshme do të qëndrojnë në Washington për Takime Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ku do të vazhdojmë me diskutimet për të arritur një marrëveshje.
“Më lejoni të përsërisë se pa një reformë të mirëfilltë të skemës së Veteranëve, nuk do të kemi program me FMN, dhe ditët po afrohen kur duhet të vendosim”, theksoi ministri Hoti.






















