• Latest
  • Trending
  • All

Hoti: Kjo Qeveri duhet të bjerë

17/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hoti: Kjo Qeveri duhet të bjerë

17/04/2017
in Aktualitet, Lajme
Hoti tha se paritë që qeverisin tani duhet të shkojnë në pushim dhe se opozita aktuale do ta qeverisë vendin. Sipas tij, nuk do të vijë në konsideratë një koalicion i “Nismës” me partitë në pozitë në rast se shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ai siguron se mocioni për rrëzim të Qeverisë do të futet në Kuvend brenda këtij muaji.

“Nisma për Kosovën” ka nisur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Mustafa. Ky mocion përveç përkrahjes së opozitës ka marrë një përkrahje edhe nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mocioni do ta marrë përkrahjen e duhur nga deputetët në mënyrë që të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka thënë deputeti i partisë “Nisma për Kosovën”, Enver Hoti, në një intervistë dhënë. Sipas tij, kjo Qeveri duhet të bjerë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Zëri: Si është pritur iniciativa për mocion nga deputetët dhe në çfarë faze jeni tani?

Hoti: Propozim-iniciativa e “Nismës” që ka dërguar një mocion mosbesimi për Qeverinë është në fazën fillestare. Ne jemi duke bashkëpunuar me partitë opozitare, fillimisht ky bashkëpunim është rreth hartimit të një teksti, i cili do të jetë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të proceduar më tutje me mocionin. Ne jemi duke e përgatitur këtë tekst që do ta ketë mocioni. Mendoj që deputetët veçmas në bisedimet që i kemi dhe i kemi pasur deri më tani e kanë pritur mirë. Mendoj që shumica parlamentare janë të bindur se vendi është në një krizë të thellë politike dhe institucionale. Jam i bindur se më tej nuk mund të ecet kështu. Ka mungesë kuorumi, ka mosfunksionim të duhur të  komisioneve parlamentare, udhëheqësit e institucioneve tani janë nëpër fushata, janë zhvendosur nga detyrat e tyre qoftë si kryetar Kuvendi dhe si kryeministër dhe kanë hyrë në agjendën e tyre partiake. Ngecjet e kësaj Qeverie janë shumë të mëdha dhe mënyra më e mirë dhe e vetme është që vendi të shkojë në zgjedhje.

Zëri: A ka interesim të deputetëve të pozitës që t’i bashkohen mocionit?

Hoti: Ka interesim, por ka edhe hezitim për mocionin, mendoj që java e ardhshme do ta shpalosë edhe më tutje qëndrimin e secilit. Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje edhe deputetëve të mazhorancës, edhe të komuniteteve pakicë.

Zëri: A janë plotësuar pritjet tuaja për nënshkrimet. Sa nënshkrime i keni deri më tani? 

Hoti: Ne jemi në vazhdën e grumbullimit, nuk dua të lëshohem në numra se sa i kemi sepse nga momenti në moment mund të ndryshojë gjendja e numrave, por mendoj që jemi në rrugën e duhur për të arritur procedurat e nevojshme për ta futur në rend dite. Por, jemi në bisedime edhe me deputetë të pozitës.

Zëri: Keni marrë përkrahje nga disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, por a po shihet ndonjë interesim i deputeteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që t’i bashkohen mocionit.

Hoti: Është e vështirë që deputetët e LDK-së edhe pse kanë pakënaqësi dhe janë të pajtimit që nuk mund të shkohet…edhe pse janë të pajtimit, është tërësisht e gabuar. Ju e keni parë dhe ka që nuk e kanë votuar Qeverinë as presidentin. Shpreh një mirëkuptim për ta nëse nuk janë të gatshëm në fazën fillestare me mbështet mocionit qoftë përmes nënshkrimit apo një deklarimi të hapur, sepse kryeministri i vendit aktualisht është nga radhët e LDK-së, mirëpo vazhdimit i falënderoj dhe kam respekt për të gjithë ata që kanë pasur përgjegjësi për temat siç janë Asociacioni dhe Demarkacioni. Asnjëra nuk do të mund të ndalej pa mbështetjen e këtyre deputetëve, sidomos të një pjese të LDK-së dhe i falënderoj publikisht një pjesë të tyre.

Zëri: Ju mocionin e keni filluar duke pasur vetëm mbështetjen e opozitës, por a jeni duke mbajtur ndonjë takim me pozitën. A jeni në bisedime me këto parti për mocionin?

Hoti: Me subjektet politike si PDK-ja dhe LDK-ja nuk kemi bashkëpunim. Nuk dua që qëndrimet e disa deputetëve t’i komentoj si qëndrime të partisë. Por jemi të bindur që palët në Qeveri kanë një mosbesim mes vete. Nuk ka asnjë program qeverisës që i bashkon dhe kjo është një fatkeqësi e madhe. Këta nuk u besojnë as qëndrimeve dhe deklarimeve të veta e lëre më njëri-tjetrit.

Zëri: Kur pritet të futet në Kuvend mocioni?

Hoti: Mendoj që java e ardhshme do ta qartësojë më shumë mocionin. Shpresojmë që brenda këtij muaji të futet në Kuvend. Por ka shumë elementë dhe shumë faktorë që ndikojnë e që disa janë edhe ata përtej Kosovës.

Zëri: Në rast se mocioni përkrahet dhe kalon në Kuvend dhe kjo Qeveri bie, a do të hynit në koalicion me PDK-në ose me LDK-në në zgjedhjet e përgjithshme.

Hoti: Ne jemi të përgatitur për zgjedhje kurdo që mbahen. Dua të theksoj që ne jemi në një koalicion parazgjedhor me Aleancën. Ka disponim të qytetarëve për ta kundërshtuar PDK-në dhe LDK-në. Ato kanë humbje dhe refuzim nga qytetarët. Opozita aktuale do të jetë ajo që do ta drejtojë vendin. Ne jemi duke ardhur, ndërsa PDK-ja dhe LDK-ja janë duke shkuar. Këto parti janë në mjegull tani për tani. Spekulime të tilla që kemi një marrëveshje me PDK-në janë të pavërteta, ai është një burim që u konvenon partive në pushtet, PDK-së dhe LDK-së, por që fare s’ka të bëjë me realitetin. Ne nuk qëndrojmë në asnjë marrëveshje as të fshehur as të hapur me PDK-në dhe me LDK-në. Ne po punojmë që këto të dyja t’i dërgojmë në pushim. Këto qëndrime të cilat po hidhen në medie dhe në opinion janë të trajtuara dhe të hartuara në kuzhinat e PDK-së për të krijuar huti tek qytetarët. Absolutisht s’ka tjetër gjë.

Zëri: Pra po thoni që PDK-ja do ta dëshironte një koalicion me “Nismën”?

Hoti: PDK-ja dhe LDK-ja janë të pangopura për pushtet dhe ata nuk zgjedhin me kë do të jenë në pushtet. Ata nuk kanë parime për pushtet. Ne kemi parime. Ne në vitin 2014 kemi pasur ofertë nga PDK-ja për t’u futur në Qeveri dhe nuk jemi futur për shkak të parimeve. Ne do t’u qëndrojmë parimeve tona, marrëveshjes me të cilën do të lidhim kontratë të qeverisjes apo bashkëpunuese me cilëndo parti, por PDK-ja dhe LDK-ja nuk i kanë këto. Bashkëpunëtori i tyre i vetëm është pushteti.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Veseli vendos për zgjedhje të parakohshme

Next Post

Blici serb e quan Thaçin padron të drogës dhe trafikimit të armëve e naftës (Foto)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Blici serb e quan Thaçin padron të drogës dhe trafikimit të armëve e naftës (Foto)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.