“Kërkoj nga Autoriteti i Konkurrencës që ta shqyrtojë vendimin për Postën. Edhe një herë vendimin ka edhe interesa të individëve të caktuar që në mas të madhe do ta dëmtojnë interesin e shtetit”, ka thënë Hoti në seancën e Kuvendit.
Edhe deputeti i PDK-së, Shaip Muja ka thënë se është e turpshme dhe e papranueshme që Postës t’iu bëhet e padrejtë e Kuvendi të hesht. Muja ka kërkuar seancë për këtë çështje, por i pari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se duhet 40 nënshkrime për këtë seancë.
“Unë propozojë të bëhet një seancë në Kuvend, sepse ligji i konkurrencës që po aplikohet sot nuk është i drejt. Është e turpshme që administrata i fut institucionet e veta publike në konkurrencë me ato private, është shumë jo serioze. Kjo është përgjegjësi e qeverisë dhe e ministrisë së zhvillimit ekonomik. Ta bëjmë një komision dhe t’i marrim përgjegjësi dhe të ngitemi në nivel të përgjegjësisë dhe të mos krijojmë raste sociale”, ka thënë Muja.
Punëtorët e Postës kërkojnë shfuqizimin e vendimit nga Autoriteti i Konkurrencës






















