KUJDES: PAMJE SHQETESUESE
Ky është momenti kur qindra ish- të burgosur të kampit famëkeq Bergen- Belsen shohin se si kampit i vihet flaka nga ushtarët britanikë dhe kanadezë, që e çliruan në vitin 1945.
Në këtë kamp, nazistët kishin mbledhur hebrenj, romë, homoseksualë, kundërshtarë të regjimit dhe persona me aftësi të kufizuara.
Mijëra njerëz humbën jetën aty, mes tyre edhe Anne Frank dhe motra e saj, Margot.
Fotot e rralla janë bërë nga reverendi britanik Martin King Parsons.
Fotot janë ekspozuar nga pasaardhësit e tij, që thonë se janë krenarë që gjyshi i tyre ka fiksuar këtë moment të historisë, që duhet rrëfyer vazhdimisht.












a
















