• Latest
  • Trending
  • All

Horizonti kadarean i pritjes

28/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Horizonti kadarean i pritjes

28/04/2016
in Kulture

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Romani “Mjegullat e Tiranës”, i shkrimtarit Ismail Kadare, nga një vepër “e harruar” ose “e braktisur qëllimisht” në arkivin vetjak të dorëshkrimeve, me botimin e tij shërben si një “objekt estetik”, duke e kthyer raportin tekst-lexues në një raport konkret e të prekshëm. Ky roman, edhe pse në dukje i ri, për nga kronologjia e botimeve, përbën një prej krijimeve romanore më të hershme të shkrimtarit Kadare, madje më të hershmin. Kjo vepër letrare, e destinuar për të mos i shkuar lexuesit për të cilin u shkrua, i imponohet një lexuesi të një kohe krejt tjetër, si lexuesit të gjerë ashtu edhe lexuesit të specializuar. Botuesi, siç theksohet edhe në pjesën e pasme të ballinës, fton lexuesit dhe interpretuesit letrarë që të zbulojnë artificet e tekstit artistik. Lexuesi, në këtë rast, orientohet ta pranojë veprën përmes strategjive tekstuale, shenjave të dukshme e të fshehta dhe aluzioneve të nënkuptuara, karakteristika të njohura në krijimtarinë kadareane. Në këtë rast, autori e vlerëson lexuesin si një aktant të rëndësishëm në interpretimin dhe kuptimin e veprës letrare. 
Kjo vepër, e shkruar në vitet 1957-1958, gjatë kohës kur autori ishte student në Tiranë, në degën “Gjuhë-letërsi”, nga njëra anë mund të pretendohet si një histori e ndodhur realisht, por nga ana tjetër mund të merret si fiction, një ngjarje e rindërtuar ose “e imagjinuar” prej shkrimtarit të ri. Por, a ekziston një realitetet imagjinar jashtë veprës letrare? Fiction-i në thelb është në gjendje për ta rindërtuar artistikisht realitetin, por nga ana tjetër, mundësitë e pafundme imagjinare sinjalizojnë pamundësinë e rindërtimit të realitetit në shfaqen më të plotë të tij. Nuk ekziston asnjë kriter apo teknikë në kritikën letrare për të matur “konstruktet” e realitetit, kështu që na mbetet të supozojmë se autori nuk është shfaqur “krejtësisht imagjinar” para lexuesit. Në romanin “Mjegullat e Tiranës” rrëfehet për dashurinë pasiononte të dy të rinjve, të Ëmës dhe të Bardhylit, studentë të të njëjtit kurs. Për sa i përket historisë së rrëfyer, e cila dallohet për elemente autobiografike, Kadare shprehet se: … ai [romani] ishte pjesë e jetës sime të njeriut, por jo e asaj të shkrimtarit. (Nga biseda e shkrimtarit me studiuesen Viola Isufaj.) 
Kjo vepër, përveçse mund të shihet si një reflektim i një ndodhie ose përjetimi vetjak, vjen përpara lexuesit për të zbuluar se si e kupton dhe se si e zbërthen ai këtë dukuri. Kjo qasje hermeneutike lidhet me mënyrën se si pranohet një vepër letrare. Lind pyetja: A është gjithmonë e nevojshme të njohim kontekstin historik në të cilën u shkrua vepra, sidomos për atë lexues që nuk e njeh këtë kontekst? A mund të bëhet një rindërtim i veprës pa njohur sfondin historik në të cilin ajo u shkrua? Në teorinë e receptimit, teksti merr kuptim, “merr jetë”, vetëm përmes procesit të leximit, në këtë mënyrë distanca estetike (distanca mes horizontit të pritjes dhe horizontit të ndryshimit), bëhet njësi matjeje e rëndësishme e vlerës letrare. Horizonti i pritjes ka të bëjë me idenë se vepra ekziston atëherë kur bie në duar të lexuesit. Pra, nëse vepra nuk do ta kishte njohur dritën e botimit, do të ishte ende e panjohur nga lexuesi. 
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me romanin “Qyteti pa reklama”, shkruar në vitin 1959 dhe botuar në vitin 2001, të pretenduar prej studiuesit francez Eric Fayé, në parathënien e këtij romani, si romani i parë i shkruar prej shkrimtarit Ismail Kadare. Por, subjekti i këtij romani nuk ishte fare i panjohur për lexuesin, pasi ai ishte botuar, dhe njëkohësisht ndaluar, në vitet 1962-1963, në variantin e shkurtuar “Ditë kafenesh”, në dy numra të gazetës “Zëri i rinisë”. Ndërsa ekzistenca e romanit “Mjegullat e Tiranës” ishte fare e panjohur për lexuesin, përveç një rrethi të ngushtë miqsh të autorit. Si romani “Mjegullat e Tiranës” ashtu edhe “Qyteti pa reklama”, tashmë të pretenduara si veprat e para romanore të shkruara prej shkrimtarit Ismail Kadare, kanë në linjën e tyre histori dashurie. Linja e dashurisë që mbështjell romanin “Qyteti pa reklama” është shumë më e ndërlikuar se ajo e romanit “Mjegullat e Tiranës”. Gjoni, mësuesi i sapodiplomuar dhe i sapoemëruar në qytetin N., pra personazhi kryesor i romanit “Qyteti pa reklama”, dashurohet me Stelën, vajzën e shtëpisë në të cilën ishte vendosur për të qëndruar, e cila rezultoi të ishte edhe nxënësja e tij, e njëkohësisht kishte pasur një raport edhe me të motrën e saj, Dianën. Po tu referohemi veprave të para të botuara prej autorit, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” ose “Përbindëshi”, konstatojmë se ato janë shumë larg zhanrit të romancës, nëse do të guxonim ti quanim romanet e para si të tillë. Veprat e para romanore, të botuara, janë vepra të mirëfillta artistike, madje janë larg skemave artistike e estetike të romaneve të hershme të shkruara prej shkrimtarit Ismail Kadare. 
Autori është shfaqur ndryshe para lexuesit të pas viteve 60, në aspektin e botimeve, dhe vjen krejt ndryshe te lexuesi i ditëve të sotme, përmes horizontit të pritjes, duke risjellë në jetë dorëshkrimet e rinisë. Kjo vetëshfaqje autentike e autorit lidhet me krijimet e tij të hershme romanore; krijime, të cilat, nuk kanë gëzuar pjekjen artistike që kanë pasur veprat e botuara. Ndoshta këto vepra, të trajtuara si “paraletërsi”, kanë qenë shkak i vonesës në botim. Me vetëdije të plotë autoriale, krijimet e hershme në prozë, për këtë arsye, lihen qëllimisht në duart e lexuesve dhe të interpretuesve letrarë. Sipas teoricienit Hans-Georg Gadamer, distanca kohore qëndron në themel të procesit të interpretimit, ku sipas tij çdo tekst është kombinim i tekstit dhe i mendimit historik, kombinim ky i cili përfshin realitetin e historisë dhe realitetin e të kuptuarit historik. Të kuptuarit e romanit “Mjegullat e Tiranës” ka të bëjë me një të kuptuar ndërvetjak e ndërsubjektiv, si parakushte kryesore për të arritur në interpretimin e veprës letrare. Interpretimi duhet të zbulojë pyetjet, si përgjigje e të cilave është konceptuar vepra, për të arritur në idenë se si të kuptohet ose të lexohet ajo. 
Romani “Mjegullat e Tiranës” vë përballë dy lloj lexuesish: lexuesin për të cilin ai u shkrua, pra lexuesin e viteve 60 të shekullit XX dhe lexuesin, i cili e pret, lexuesin aktual të vitit 2014, të një shekulli dhe periudhe krejt të ndryshme nga ajo e para. Nëse romani “Mjegullat e Tiranës” do të ishte botuar në kohën kur u shkrua, receptimi i tij do të ishte krejt i ndryshëm nga ai i lexuesit të ditëve të sotme. Spektri që do të krijonin këta lexues të dy periudhave katërçipërisht të ndryshme e të largëta, më shumë se gjysmë shekulli, do të ishte i ndryshëm. Përvoja dhe njohuritë e këtyre lexuesve janë krejt të kundërta, çka do të nënkuptonim “autonomi të ndryshme semantike”, dhe absolutisht që do të ndesheshim me mospërputhje pikëpamjesh. Sipas Gadamer-it, megjithëse varemi nga mënyra jonë e vështrimit të botës dhe nga “horizonti” ynë, ne mund të pranojmë “horizontin” dhe këndvështrimin e tjetrit, atëherë kur realizojmë historicizmin e pozicionit tonë. Pra, ne shkrijmë horizontin tonë me atë të së shkuarës, çka do të thotë se të kuptuarit është gjithmonë shkrirja e horizonteve të shkuara dhe të tashme. 
Teoritë letrare moderne të receptimit u përqendruan në ndërveprimin mes tekstit dhe lexuesit, për të zbuluar efektet sociale të një vepre artistike në një periudhë të caktuar historike, duke synuar analizimin e vlerave artistike dhe duke njohur rrethanat sociale e kulturore. Këto teori e njohin lexuesin si një agjent aktiv, i cili përçon “ekzistencën e vërtetë” të një teksti letrar. Horizonti i pritjes (i përdorur fillimisht si koncept prej Hans-Robert Jauss) lidhet me mënyrën sesi një lexues kupton, dekodifikon dhe vlerëson një tekst të caktuar në bazë të kodeve të veçanta, të cilat më së shumti lidhen me kohën kur është shkruar vepra, pra me sfondin historik të një teksti letrar. Receptimi i veprës kadareane në ditët e sotme lidhet me mënyrën sesi do të interpretohet dhe do të vlerësohet vepra, një receptim i ndryshëm nga brezi i lexuesve të cilit ajo i drejtohej. 
Nëpërmjet interpretimit, një këndvështrim i ndryshëm nga teoritë e mëparshme letrare, të cilat pothuajse e injoronin rolin e lexuesit, teksti letrar merr kuptim përmes lexuesit, i cili është përgjegjës në kuptimin e tij. Kuptimi i veprës letrare mund të përcaktohet nga konteksti dhe rrethanat në të cilat ai është shkruar, por jo vetëm. Pra, a mund ta lexojmë romanin “Mjegullat e Tiranës” duke e vënë veten në rolin e lexuesit të viteve 60? Kjo duket thuajse e pamundur, sidomos për lexuesin që nuk e njeh atë kohë. Por edhe lexuesi, i cili e ka jetuar atë periudhë, nuk mundet kurrsesi që ta receptojë veprën ashtu sikurse do të mund ta receptonte në kohën kur është shkruar. Vallë, a do të mund ta pranonte lexuesi i saj kohe, për të mos folur për kritikën, titullin fillestar të romanit, “Dashuria Nr. 2”? Sipas autorit [në bisedën hyrëse], ky titull ishte një lloj kundërshtimi i “dashurisë romantike”, që ngjante si tipar i prapambetur, i një letërsie të prapambetur… kishte ikur koha e “dashurisë së vetme”, që “sharrohej kurrë”…: Kjo ishte nata e dytë në jetën e tij që po e gdhinte pa gjumë për shkak të një vajze. E para kish ndodhur në gjimnaz, në pranverë. (“Mjegullat e Tiranës”, “Onufri”, Tiranë, 2014, f. 57) 
Horizonti i pritjes duket se nuk është një dukuri e panjohur për veprën kadareane, përkundrazi në disa raste ka qenë zgjidhja e vetme që i është ofruar autorit, madje është parë si shpëtim prej censurës së kohës. Përmendim këtu tri veprat e tjera, të shkruara pothuajse në të njëjtën kohë, në mesin e viteve 80: “Vajza e Agamemnonit”, “Hija” dhe “Ikja e shtërgut”, të cilat, gjithashtu, gëzojnë horizont të gjatë pritjeje. Dorëshkrimet e tyre u nxorën fshehurazi nga Shqipëria dhe u depozituan në një bankë të Parisit. Këto vepra janë gjykuar prej autorit për të mos u botuar në kohën kur u shkruan, për shkak të përmbajtjes së tyre. Ndërsa për sa i përket romanit të thukët “Mjegullat e Tiranës”, duket se është lënë qëllimisht “në harresë” prej autorit dhe shkak i horizontit të pritjes së këtij romani është vetëdija autoriale. Sipas tij, ky roman, duke qenë jashtë problemeve të kohës, do ta kishte të pamundur botimin. Kadareja këtë vepër duket se ia dhuron lexuesit, pra autori i fal lexuesit legjitimitetin e veprës letrare.

Tags: "Shadow" and "escape shtërgut" Albanian literature“Hija” dhe “Ikja e shtërgut”“Vajza e Agamemnonit”aestheticsbashkëpunëtor i komunizmitCity without adscollaborator of communismday cafedisidencadissentDitë kafeneshestetikaGeneral of the Dead ArmyGjenerali i ushtrisë së vdekurHans-Georg GadamerHans-Robert JaussIsmail Kadare"Agamemnon's Daughter"letërsia shqipemonsternovel "Mists of Tirana"PërbindëshiQyteti pa reklamaRomani “Mjegullat e Tiranës”
Previous Post

Shkodër, asgjësohen tre parcela me 539 rrënjë kanabis, në kërkim kultivuesit

Next Post

Arrestohen këngëtarët trafikantë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Arrestohen këngëtarët trafikantë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.