Hollande i bëri këto komente në një konferencë për klimën në Marok, të organizuar nga Kombet e Bashkuara.
Ai po ashtu lavdëroi rolin e presidentit në largim të SHBA-së, Barack Obama, në arritjen e marrëveshjes më 2015.
Trump, gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se do ta zhbëjë marrëveshjen për klimën nëse zgjidhet president.
Hollande i tha konferencës së OKB-së se SHBA-ja si “ekonomia më e fuqishme në botë, si emetuesja e dytë më e madhe e gazrave serë, duhet t’i respektojë zotimet që janë bërë”.
Marrëveshja e Parisit, e nënshkruar nga 193 vende dhjetorin e kaluar, synon të mbajë rritjen e temperaturave globale nën 2 gradë Celsius deri në fund të këtij shekulli.






















